Një sondazh i ri ka zbuluar se shumica e votuesve të Kamala Harris duan të zhvendosen, ndërsa mbi gjysma e tyre duan të heqin dorë nga shtetësia e tyre dhe të transferohen në një vend të botës së tretë.
Sipas një sondazhi të kryer nga StorageUnits.com, një faqe interneti që raporton dhe gjurmon tendencat e zhvendosjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara, 54% e votuesve demokratë po mendojnë seriozisht të zhvendosen në vende si Meksika, ndërsa shohin realitetin e katër viteve të tjera me Donald Trump president.
Raporti thotë:
Nga votuesit e Harris, 5% thonë se do të zhvendosen patjetër dhe 5% thonë se ndoshta do të zhvendosen.
Një tjetër 44% do të donte të lëvizte, por ndoshta (27%) ose patjetër (17%) nuk do. Nga ata që duan të lëvizin, por nuk kanë gjasa të lëvizin, financat personale, lidhjet familjare dhe komuniteti janë ato që do t’i mbajnë në Amerikë.
Nga ata që mendojnë ose planifikojnë të lëvizin, 90% po mendojnë të lëvizin në një vend tjetër dhe 80% në një shtet tjetër.
Vendet kryesore që të anketuarit po mendojnë të lëvizin janë, Kanadaja (41%), Mbretëria e Bashkuar (19%) dhe Meksika (16%).
Shtetet kryesore që të anketuarit po mendojnë të transferohen janë Kalifornia (14%), New York-u (8%) dhe Kolorado (8%).
Ndërkohë, gati gjysma e atyre që duan të zhvendosen ose të largohen nga vendi, kanë ndërmarrë hapa konkretë në përmbushje të ambicieve të tyre:
Gati gjysma e të anketuarve që planifikojnë të lëvizin kanë ndërmarrë hapa drejt zhvendosjes. Këto veprime përfshijnë fillimin e kërkimit të pronave në internet (27%), vizitën ose planifikimin për të vizituar vendet e dëshiruara të lëvizjes për të eksploruar opsionet e jetesës (17%), fillimin e organizimit ose amballazhimit të orendive (15%) dhe aplikimin për punë në një vendndodhje të re (14%).
Për më tepër, 8% janë konsultuar me një agjent imobiliar ose menaxher prone, 9% kanë hulumtuar për marrjen e një njësie magazinimi dhe 8% janë në diskutime me punëdhënësin e tyre aktual për një transferim të mundshëm. Ndërkohë, 51% janë ende duke eksploruar idenë, por nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë.
Kur ata që definitivisht ose ndoshta planifikojnë të lëvizin u pyetën se kur parashikojnë lëvizjen, 8% thonë se planifikojnë të lëvizin brenda tre muajve të ardhshëm dhe 10% brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Për më tepër, 22% planifikojnë të lëvizin brenda vitit të ardhshëm dhe 14% diku në një deri në dy vitet e ardhshme. Gati gjysma (46%) treguan se nuk janë të sigurtë për kohën.
Shumë njerëz të famshëm të Hollywood dhe artit dhe Media-s janë betuar gjithashtu të largohen nga vendi në rast të fitores së Trump, megjithëse është e paqartë nëse ata ende planifikojnë ta bëjnë këtë.
Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, shumë të famshëm, përfshirë muzikantët Miley Cyrus dhe Bruce Springsteen, thanë të njëjtën gjë, që do të largoheshin pra nga vendi në rast të fitores së Trump. Por, mjerisht për Amerikën, ata kurrë nuk u larguan.