Presidenti rus shpjegoi me fjalë të thjeshta se përse çështja e daljes nga Eurozona do të jetë e ngutshme për Greqinë në vitet e ardhshme.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin duke folur në klubin Valdai (“Davos-i” i BRICS+ dhe një institucion kyç i ekonomisë ruse) shprehu mendimin se “Greqia në një moment duhet të mendojë kthimin në dhrahmi ose në çdo rast të një monedhë kombëtare, që të mund të zhvillohet dhe kjo përpjekje të mos bjerë mbi supet e njerëzve”.
Presidenti rus nuk tha asgjë më shumë dhe asgjë më pak se çfarë po thonë tani gjithnjë e më shumë njerëz dhe ish Ministri i Financave të Gjermanisë Schäuble i cili kishte thënë: “Që vendi të fitojë një monedhë kombëtare dhe të jetë në gjendje të financojë zhvillimin, progresin, si dhe aftësinë për të shtypur aq monedhë sa nevojitet”.
Putin thekson se “kështu (me euron) Greqia iu nënshtrua vendimeve të Brukselit, por kjo nuk është çështje e Rusisë, por një vendim i qeverive greke”.
Por, vazhdoi ai, “Ndoshta në një moment prania e dhrahmisë, prania e një monedhe kombëtare do të ishte e përshtatshme, sepse është e mundur me ndihmën e inflacionit (që do të thotë me shtypjen e monedhës kombëtare) është e mundur në disa mënyrë për të rregulluar proceset shoqërore dhe për të hequr qafe tensionin social, për të mos kaluar të gjitha vështirësitë që lidhen me zhvillimin, mbi supet e popullit”.
Dhe më pas ai insinuon se Greqia ka minuar jo vetëm ekonominë, por edhe sigurinë e saj duke qëndruar në Eurozonë.
Braktisja e euros dhe zgjedhja e një monedhe kombëtare sigurisht që do të shkaktojë inflacion, por në këto kushte do të jetë më shumë bekim, sesa ajo që po përjeton aktualisht ekonomia kombëtare:
Pas 14.5 vitesh Mnimonia (memorandume masash ekonomike shtërnguese), Greqia ka një GDP më të ulët se ajo e vitit 2009.
Rënia ekonomike ka shkaktuar rënie demografike.
Të ardhurat nga shfrytëzimi i pronës publike do të shkojnë për shlyerjen e interesit dhe kapitalit të kredive deri në vitin 2115 në bazë, bazuar në Memorandumi i tretë, teksa të gjitha vendet e BE-së, përfshirë Bullgarinë, kanë kaluar Greqinë për nga fuqia blerëse.
Vendi nuk do të zhvillohet kurrë, pasi rënia e vazhdueshme e popullsisë do të zvogëlojë forcat prodhuese dhe do të rrisë pensionistët, pagat e të cilëve natyrisht tani janë në prag të urisë.
Sipas Vladimir Putin, vendimi i Greqisë për daljen nga euro do të vijë në një moment dhe kjo është e pashmangshme.