Duke komentuar çështjen e dezinformatave, zyrtari vuri në dyshim mënyrën sesi po menaxhohet media sociale X.
Elon Musk, i cili së fundmi u emërua ministër në administratën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, “gozhdoi” një zyrtar të lartë të NATO-s.
Çfarë tha Bauer për Musk?
Admirali holandez Rob Bauer, kreu i komisionit ushtarak të NATO-s, tha gjatë një konference të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike se ai beson “shumë në lirinë e shprehjes”, por shtoi se ai nuk është “i bindur se (…) çfarë po bën Elon Musk në X është qasja e saktë”.
Bauer paralajmëroi kundër “dezinformatave dhe sulmeve kibernetike (…) që ndikojnë në zgjedhje”, ndërsa shtoi se media sociale “përforcon gjithçka që krijohet nga bots”, aplikacionet e automatizuara që bëjnë postime.
“Bëjnë sërish trillime të tipit Orwell! Njerëz si ai mendojnë se viti 1984 është një manual udhëzimi”, u përgjigj Musk, duke iu referuar romanit të famshëm të autorit britanik.
Para se të blinte Twitter-in në vitin 2022, të cilin e riemëroi X, Musk kishte premtuar se “do të mundte robotët ose do të vdiste duke u përpjekur”. Ai përfundimisht ngushtoi grupet përgjegjëse për kontrollin e përmbajtjes së rrjetit social, për ta bërë X një ndër platformat më të lira të fjalësh dhe shprehjes së mendimit.
Shumë studiues dhe studime majtiste, kanë nxjerrë në pah përhapjen e gjerë të informacionit të rremë, kryesisht përmes boteve në X gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA, thonë të humburit e zgjedhjeve. Nuk do të thotë se kjo është e vërteta, ndërkohë që rrjetet që menaxhohen prej të majtëve janë kampionë të desinformimit dhe ndëshkimit të fjalës së lirë.
Por ja që dje, Trump njoftoi se Musk, së bashku me ish kandidatin republikan për president dhe biznesmenin Vivek Ramaswamy, do të drejtojnë Departamentin e sapokrijuar të Efikasitetit të Administratës Qeverisëse, departament që do të funksionojë jashtë kufizimeve të qeverisë.