Mbetet e panjohur pse fibri ka pushuar së funksionuari.
Fibri nënujor i telekomunikacionit, i vetmi që lidh Finlandën me Europën Qendrore, thuhet se është jashtë funksionit, sipas një njoftimi zyrtar nga kompania e administrimit.
Fibri, i njohur si C-Lion1, shkon nga Helsinki në Rostock, Gjermani dhe ka një gjatësi totale prej 1,200 kilometrash. U instalua në vitin 2016.
Autoritetet finlandeze thonë se ka lidhje të shumta të vendit me jashtë, kështu që përdoruesi nuk do të shohë ndonjë ndryshim të dukshëm.
Deri më tani nuk dihet arsyeja pse fibri ka ndërprerë funksionimin. Kompania citon një sërë shkaqesh që mund të shkaktojnë ndërprerje, duke përfshirë motin dhe prerjen e tij.
Megjithatë, informacione nga mediat gjermane flasin për lëvizje të dyshimta në zonën më të gjerë detare, kohët e fundit.
Prillin e kaluar, në një deklaratë të përbashkët, shërbimet e Danimarkës, Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë folën për lëvizje të dyshimta të anijeve ruse në zonë. SHBA-të dy javë më parë kishin informuar zyrtarisht për sulme të pashmangshme ruse, me nëndetëset në këtë zonë.
Mediat finlandeze raportojnë gjithashtu se fibri është relativisht afër dy tubacioneve të gazit natyror NordStream nga Rusia në Gjermani, të cilat janë jashtë shërbimit / funksionit.