Kanë shpërthyer akuzat për korrupsion. Këto po tronditin thesarin e SHBA-ve, pasi 1 trilion dollarë dyshohet se janë derdhur në Ukrainë dhe 1 trilion dollarë janë fshehur në det të hapur. Sistemi financiar i Amerikës është në kaos.
Ja pse decentralizimi është e vetmja rrugëzgjidhje!
Janet Yellen, Sekretarja e Thesarit e SHBA-ve, ka dhënë dorëheqjen e papritur në atë që mund të cilësohet si zhvillimi politik më tronditës në kohët e fundit. Dhe le të mos e fshehim që arsyet e largimit të saj janë për të mbuluar vrimat e gjithë sistemit financiar të SHBA-ve.
Korrupsion, lakmi dhe tradhti. Kjo nuk është vetëm një dorëheqje, ky është lloji i skandalit që ekspozon pjesën e kalbur të elitës politike amerikane. Nëse mendonit se besimi në qeveri ishte i ulët më parë, shikoni se çfarë po ndodh tani. Akuzat që janë shfaqur në lidhje me veprimet e Yellen gjatë mandatit të saj, janë të mjaftueshme për ta çuar kombin në kaos.
Një dorëheqje bombë! Pse tani?
Yellen nuk hoqi dorë, ajo vrapoi drejt largimit. Pse? Sepse muret e thesarit e mbyllin brenda tyre dhe ikja u pa si rrugëdaje momentale. Akuzat për korrupsion të përmasave janë shfaqur dhe pikturojnë një tablo të keqe dhe të shëmtuar të një Sekretareje Thesari, e cila mund të ketë shitur popullin amerikan për përfitime personale dhe politike.
Nuk ka të bëjë me “shërbimin publik”, kjo dorëheqje ka të bëjë me pushtetin dhe fitimin. Burimet pretendojnë se Yellen orkestroi transferimin e më shumë se 1 trilion dollarëve në Ukrainë, ndërsa vepronte si një agjente e dyfishtë për forcat në hije, brenda qeverisë amerikane.
1 trilion dollarë, të qytetarëve amerikanë, u larguan nga vendi fshehurazi.
Tradhti një trilion dollarë.
1 trilion dollarë janë një shumë marramendëse. Kjo është një e pesta e buxhetit të përgjithshëm vjetor të SHBA. Janë para që mund të ishin përdorur për të rregulluar rrugët, financuar kujdesin shëndetësor ose investuar në shkolla. Në vend të kësaj, Yellen dyshohet se e dërgoi këtë pasuri jashtë shtetit, pa përgjegjësi apo mbikëqyrje.
Dhe shkon edhe më keq. Raportet sugjerojnë se nuk kishte të bënte me ndihmën e një aleati në nevojë, por ky korrupsion kishte të bënte me shërbimin e axhendave të fshehura. Nëse Yellen do të vepronte vërtet si një “agjente e dyfishtë”, kjo do të përbënte një nga tradhtitë më të mëdha në historinë e SHBA-ve.
Pagesa personale miliardë dollarë.
Por, ka edhe më tej. Sikur transferimi i triliona dollarëve në Ukrainë të mos mjaftonte, ka akuza se Yellen ka nxjerrë gati 1 miliard dollarë jashtë Amerikës, për llogari të saj personale. Ndërsa familjet amerikane luftojnë me inflacionin në rritje dhe strehimin e papërballueshëm, Sekretarja e Thesarit thuhet se futi para në xhepat e saj.
Kjo nuk është thjesht e pamoralshme, është kriminale. Pyetja është: sa i thellë është ky korrupsion dhe kush tjetër është bashkëpunëtor?
Një sistem në rënie të lirë.
Le të mos pretendojmë se bëhet fjalë vetëm për Yellen. Dorëheqja e saj është simptomë e një sistemi në prag të kolapsit. Sistemi financiar i SHBA-ve ka qenë në rrezik prej vitesh dhe ky skandal mund të jetë shtytja e fundit që i duhet për ta rrëzuar atë.
Inflacioni është në nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit. Borxhi kombëtar po del jashtë kontrollit, duke kaluar tashmë në 33 trilion dollarë. Ndërkohë, miliona amerikanë po luftojnë vetëm për të siguruar ushqimin në tryezë. Dhe ndërsa populli vuan, elita politike vazhdon të gëzojë pushtet dhe privilegje.
Kjo është pikërisht arsyeja pse po i drejtohen kaq shumë kriptomonedhave, si një mjet shpëtimi. Kur sistemi është kaq i korruptuar, decentralizimi nuk është vetëm një opsion, është domosdoshmëri.
Lidhja Crypto: Pse fiton decentralizimi.
Dorëheqja e Yellen është më shumë se një skandal politik, është thirrje për zgjim. Sistemi financiar i centralizuar është dëshmuar të jetë i korruptuar, i pabesueshëm dhe pa shpëtim. Nuk është çudi gjithashtu, që më shumë njerëz po shkojnë drejt Bitcoin, XRP dhe kriptomonedhave të tjera, si një mënyrë për t’i shpëtuar kësaj çmendurie.
Ndryshe nga sistemet tradicionale, teknologjia “blockchain” nuk lejon transferime sekrete prej triliona dollarësh, apo fonde të vlerave prej miliarda dollarësh. Është transparent, i decentralizuar dhe i imunizuar ndaj llojit të manipulimit të babëzitur që shohim nga individë si Yellen.
Për avokatët e kriptove, ky është një justifikim. Mesazhi është i qartë: kur besimi në sistemet tradicionale shembet, decentralizimi fiton.
Hija e dollarit të thesarit.
Benzinë zjarrit i hedh nisja e përfolur e dollarit të ri të thesarit amerikan, në vitin 2025. A mund të lidhet dorëheqja e Yellen me këtë ndryshim të afërt? Shumë besojnë se koha nuk është e rastësishme.
Disa kanë spekuluar se dollari i Thesarit do të lidhet me teknologjinë “blockchain”, duke shënuar një largim tërësor nga sistemi aktual monetar. Por pyetja mbetet: a është kjo një përpjekje e vërtetë për reformë, apo thjesht një mënyrë tjetër për elitat për të konsoliduar pushtetin e tyre?
Trashëgimia e Yellen: Nga ekonomiste, në një të supozuar kriminele.
Për vite, Janet Yellen u cilësua si një nga mendjet më të ndritura në ekonomi. Si gruaja e parë që kryesoi Rezervën Federale dhe më vonë si Sekretare e Thesarit, ishte një pioniere e financave amerikane. Por, çfarëdo trashëgimie dhe fame që kishte më parë, ajo tani është shembur.
Ora e Thesarit
Inflacioni ka dalë jashtë kontrollit, duke shtypur familjet amerikane me çmime më të larta në çdo artikull dhe shërbim.
Borxhi kombëtar është rritur në nivele të paprecedenta, duke rrezikuar brezat e ardhshëm.
Besimi në sistemin financiar të SHBA-ve ka rënë, duke i hapur rrugën pikërisht këtij momenti kaotik në financat emrikane.
Mandati i Yellen tani do të mbahet mend jo për arritjet e saj, por për dështimet e saj dhe ndoshta krimet e saj.
Zemërimi i publikut po arrin pikën e vlimit.
Populli amerikan është i zemëruar dhe ka çdo të drejtë të jetë. Mediat sociale janë të mbushura me thirrje që Yellen të përballet me përgjegjësinë përpara ligjit, me hashtags si #YellenResigns, #LockHerUp dhe #DecentralizeNow.
Ky revoltim nuk ka të bëjë vetëm me një person, ka të bëjë me një sistem që i ka tradhtuar njerëzit e tij herë pas here. Nuk mjafton dorëheqja e një zyrtari të korruptuar, pasi i gjithë sistemi duhet të çmontohet dhe të rindërtohet.
Si fillim, Yellen duhet të përballet me një hetim të plotë. Nëse akuzat ndaj saj janë të vërteta, ajo duhet të përballet me pasojat më të rënda të mundshme.
Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndëshkimin e një personi, bëhet fjalë për dërgimin e një mesazhi se populli amerikan nuk do ta tolerojë më korrupsionin në shtet. Bëhet fjalë për të kërkuar transparencë, përgjegjshmëri dhe një rishikim të plotë të sistemit të korruptuar dhe të shkatërruar financiar.