Ambasada Ruse në Athinë, Kërcënon Greqinë!

/

Ambasada ruse në Athinë, mes një postimi domethënës, edhe pse në dukje të çuditshëm, po kërcënon hapur Athinën dhe Qeverinë Mitsotakis.

Ambasada ruse ka bërë një urimin në llogarinë e saj në “X” me fjalët: “Fundjavë të mbarë, Greqi”. Postimi është shoqëruar me fotografinë e një peme lajthie.

Pse pikërisht kjo fotografi dhe ky peisazh me pemën e lajthisë?

Përkthimi apo dekodimi i mesazhit është i lehtë, i thjeshtë dhe thuajse i vetëkuptueshëm.

Raketa hipersonike ndërkontinentale me të cilën të enjten e kaluar Rusia goditi Ukrainën mban emërtimin “Oreshnik”, që nga rusishtja përkthehet “lajthi”.

Greqia brenda territorit të saj mban dy baza ushtarake të NATO-s, atë në Souda të Kretës, një nga më të mëdhatë në Europë dhe bazën ushtarake të Aleksandroupoli-t, në Veri-Lindje, në kufi me Turqinë.

Mesa duket, ambasada ruse po i jep qeverisë greke mesazhin, që do të jeni objektiv i Rusisë, nëse do të vazhdoni të mbështesni Ukrainën, dhe kjo, vetëm disa ditë para vizitës në Athinë të kreut të NATOs.

Qeveria greke ka zgjedhur të përgjigjet me heshtje. Nuk mund të ndodhte ndryshe.

Duhet të theksojmë gjithashtu, që qeveria greke e Mitsotakis është në diskordancë të plotë me popullin lidhur me qëndrimet e Greqisë përkundrejt Rusisë, për të cilën populli ushqen ndjenja miqësie dhe afiniteti, për faktin që është një popull i krishterë ortodoks, por kryesisht për shkak të historisë dhe ndihmesës që Rusia i ka dhënë në shekuj Greqisë dhe ekzistencës së shtetit grek.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sekretarja e Thesarit të SHBA, Janet Yellen, Jep Dorëheqjen Papritur!

Latest from Info