Trump Dërgon Robert F. Kennedy & Tucker Carlson në Rumani, në Mbështetje të Kalin Georgescu!

/

“Mesazhi” i Trump për BE-në: “Mos ndërhyni në zgjedhjet rumune!”

Robert F. Kennedy Jr., kreu i ri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe gazetari i njohur Tucker Carlson u dërguan nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump, si një mesazh më shumë dhe kryesisht për BE-në, e cila është tmerruar nga fitorja e të pavarurit Kalin Giorgescu.

Dy mbështetësit e shquar të Trump do të jenë në Bukuresht javën e ardhshme për të takuar Kalin Georgescu, fituesin surprizë të krahut të djathtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Georgescu përfundoi i pari në votimin e së dielës së kaluar dhe siguroi një vend në balotazhin e planifikuar për 8 dhjetor, në një fitore që mund të përmbysë politikën në Rumani dhe të krijojë precedentë të rinj, që alarmojnë “klerin” e Brukselit pasi ata nuk do ta kontrollojnë më Rumaninë.

Sigurisht që BE-ja nuk do ta lërë Georgescu-n të fitojë kaq lehtë.

Tashmë ka pasur “ankesa” për parregullsi zgjedhore, pas apelimeve në gjykatën më të lartë të Rumanisë, e cila urdhëroi një rinumërim të të gjitha votave të dielën e kaluar.

Gjykata do të vendosë të hënën nëse do të anulohet raundi i parë apo jo!

Kështu, misioni i dy këshilltarëve të besuar të Trump në Rumani, i drejtohet BE-së, duke përcjellë praktikisht mesazhin e mospërfshirjes në proçeset e brendshme politike rumune.

Kennedy do të jetë në Bukuresht javën e ardhshme për të lançuar librin e tij mbi pandeminë e koronavirusit, me një parathënie të shkruar nga Georgescu, tha në një deklaratë transmetuesi privat Realitatea.

Kennedy është një ambientalist që lufton dezinformimin rreth vaksinave.

“Realitatea është një partner mediatik i takimit në fund të vitit midis Sekretarit të ardhshëm të Shëndetësisë në administratën e Donald Trump dhe fituesit surprizë të zgjedhjeve presidenciale”, tha Realitatea në një deklaratë.

Debati televiziv mes kandidatëve në Rumani, do të zhvillohet më 5 dhjetor.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Islamistët Pushtuan Pallatin Presidencial të Asaad në Aleppo – Mungonte Garda! (video)

Next Story

Kriza Qeveritare në Francë: E Majta Ekstreme Mocion Mosbesimi Macron-it!

Latest from Info