Gjykata e Lartë e vendit u kthye në kohën e Çausheskut!
Gjykata e Lartë e Rumanisë ka anuluar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, sipas The Guardian.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi sot pasi Presidenti Klaus Iohannis deklasifikoi dy ditë më parë informacionin që pretendonte se Rusia zhvilloi një fushatë të gjerë, që përfshinte mijëra llogari për të promovuar Calin Georgescu në platformat e mediave sociale si TikTok dhe Telegram.
C. Georgescu doli si kandidati kryesor në zgjedhjet presidenciale të 24 nëntorit. Ai do të përballet me Elena Lasconin, nga partia Save Romania Union, në raundin e dytë të dielën e ardhshme.
Gjykata tha në një deklaratë se “anulon të gjithë proçesin zgjedhor në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Rumanisë”.
“Qeveria do të caktojë një datë të re për zgjedhjet … si dhe një plan kohor të ri për kryerjen e veprimeve të nevojshme”, shtoi ai.
Duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për mashtrim në zgjedhjet e raundit të parë, në kuptimin e ndërhyrjeve në numërimin e votave apo parregullsive në proçesin zgjedhor.
Rezultati në favor të Calin Georgescu ishte i qartë.
Ata flasin për “ndërhyrje” në favor të Georgescu-t nga ndonjë fuqi e huaj në internet. Mbi këtë bazë ata do të mund të anulojnë sa të duan zgjedhjet në të ardhmen.
Ky është një preçedent veçanërisht i keq dhe i rrezikshëm në Europën e “Demokracisë”.
Kur rezultatet në një vend të BE-së nuk i pëlqejnë “klerit” në Bruksel, atëherë ato do të anulohen për shkak të ndonjë “ndërhyrjeje të huaj”.
Calin Gheorgescu denoncoi grushtin e shtetit pasi Gjykata Kushtetuese anuloi rezultatet dhe urdhëroi që i gjithë proçesi zgjedhor të përsëritej.
“Është thjesht një grusht shteti i organizuar (…) Demokracia jonë është në rrezik”, tha 62-vjeçari, ish zyrtar i lartë publik, në një videomesazh.
Gheorgescu u bëri thirrje mbështetësve të tij që “të qëndrojnë besnikë ndaj idealit tonë të përbashkët për lirinë dhe dashurinë për vendin, pavarësisht anulimit të zgjedhjeve”, dy ditë përpara balotazhit.