Në Zonën Schengen nga 1 Janari 2025, Rumania & Bullgaria!

/

“Është e bërë. U vendos! E meritoni”, thekson kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, në postimin e saj në “X”.

Nga 1 janari, Rumania dhe Bullgaria do të bëhen anëtarë të plotë të zonës Schengen, duke përfunduar proçesin e pranimit që filloi në vitin 2011.

“Rumania dhe Bullgaria do t’i bashkohen plotësisht Shengenit më 1 janar 2025. Urime popullit të të dy vendeve që kanë punuar shumë, por shumë për këtë. Një Schengen më i fortë, do të thotë një Europë më e sigurtë dhe më e bashkuar”, shtoi ajo.

Udhëtimi i përbashkët i Rumanisë dhe Bullgarisë për t’u bashkuar me zonën Schengen përfundoi të enjten në mëngjes, pasi ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian dhanë dritën e fundit jeshile.

Vendimi erdhi pasi Austria hoqi veton e saj, e cila u bëri thirrje dy vendeve të bëjnë më shumë për të parandaluar imigracionin e paligjshëm.

“Një fitore e madhe për Bullgarinë, Rumaninë dhe gjithë Europën”, tha presidenca hungareze e Këshillit të BE-së, e cila e ka bërë prioritetin kryesor plotësimin e Schengen-it.

Kështu, dy vendet lindore do t’i bashkohen Schengenit nga 1 janari 2025 si anëtarë të plotë, duke mbyllur kapitullin që filloi në vitin 2011.

Në atë kohë, shumë vende, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, kundërshtuan kandidaturën e përbashkët. Me kalimin e kohës, reagimi politik gradualisht u zbut, duke lënë Holandën dhe përfundimisht Austrinë si pengesën e fundit të përhershme në marshimin e gjatë.

Anëtarësimi, megjithatë, vjen me një paralajmërim kryesor. Marrëveshja parashikon vendosjen e kontrolleve kufitare tokësore midis Hungarisë dhe Rumanisë dhe midis Rumanisë dhe Bullgarisë për “të paktën” gjashtë muaj, me qëllim që “të parandalojë çdo kërcënim serioz ndaj rendit publik dhe sigurisë së brendshme”.

Formulimi “të paktën” nënkupton se koha mund të zgjatet më tej.

Zona Schengen aktualisht përfshin 29 vende.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Qeveria Gjermane Miratoi Këtë Vit Eksportet më të Mëdha të Armëve, Drejt Turqisë që Nga Viti 2006!

Next Story

"U Zhdukën" 323 Flakonë me Viruse Vdekjeprurës nga Një Laborator në Australi

Latest from Info