Greqia është shndërruar nga shqiptarët në “Kolumbi të Europës”.
Informacionet bëjnë me dije se ka një të vdekur edhe një të plagosur.
Greqia është kthyer në “Kolumbinë e Europës”, pasi mesditën e së dielës (15/12) ka ndodhur një incident i ri me të shtëna me armë, këtë herë në sheshin Thrakomakedonon, në perferi të Athinës.
Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Sipas informacioneve, viktima është nga Shqipëria.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një kafeneje në sheshin qendror të zonës Thrakomakedones.
***
Vlen të kujtojmë se si pak ditë më parë, një motoçiklist 25-vjeçar në Selanik, u qëllua me plumb në bark.
Sipas Thestival.gr, rreth orës 19:00, sulmuesi i armatosur ka ndjekur me motor 25-vjeçarin me origjinë shqiptare në Egnatia Odos dhe e ka qëlluar pak përpara kabinës së pagesës së Oreokastros.
25-vjeçari i plagosur ka vazhduar për në stacionin e pagesave, ku dhe është rrëzuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancë e EKAB-it dhe dy makineri të reagimit emergjent, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë 25-vjeçarit.
Pak më vonë ka mbërritur edhe Njësia Mobile EKAV, e cila ka marrë viktimën dhe e ka transportuar të plagosur rëndë në spitalin AXEPA.