Makina elektrike ndodhej para hyrjes së hotelit kur shpërtheu.
Shpërthimi i Tesla Cybertruck jashtë hotelit të Donald Trump në Las Vegas të mërkurën po trajtohet si një akt terrorist.
Makina elektrike ndodhej para hyrjes së hotelit kur shpërtheu. Sipas ABC, shoferi humbi jetën dhe shtatë kalimtarë të rastit u plagosën lehtë.
A Tesla Cybertruck has exploded outside of the Trump Hotel on the Las Vegas Strip, resulting in the Death of the Driver and Injuries to at least 7 Bystanders, the Lobby of the Hotel suffered only Minor Damage. Police are investigating the Incident, to determine if it was caused… pic.twitter.com/RScGu7qVl4
— OSINTdefender (@sentdefender) January 1, 2025
Përcaktimi se çfarë ishte pas shpërthimit është ajo që shqetëson autoritetet.
Një zyrtar i informuar për hetimin i tha ABC News se Tesla Cybertruck mbante pajisje për lëshimin e fishekzjarreve.
Në fakt, Elon Musk ka ripublikuar një postim në X ku përmendet informacioni i ABC-së, duke shkruar se i gjithë ekipi i Tesla-s po heton incidentin dhe se “nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”.
Derisa të përcaktohet motivi i drejtuesit të mjetit, policia po e trajton shpërthimin si një akt të mundshëm kriminal dhe një akt të mundshëm terrorist.
Mbledhja e provave dhe hetimet janë duke vazhduar. “Ne besojmë se gjithçka është e sigurt tani”, tha Sherifi Kevin McMahill.
Eric Trump, djali i tij dhe nënkryetari ekzekutiv i Organizatës Trump, postoi në rrjetet sociale në lidhje me incidentin.