Dëshmia e Tenistit Serb Gjokoviç: “Në Vitin 2022 në Australi, Pak Para se të më Dëbonin për Shkak të Mosvaksinimit, u Helmova me Plumb në Ushqim”!

/

“Në hotelin ku po qëndroja, zbulova se kisha nivele shumë të larta plumbi dhe merkuri në trup.”

Legjenda e tenisit serb Novak Gjokoviç bëri një zbulim të jashtëzakonshëm, duke thënë se në vitin 2022, kur ishte në Australi për të marrë pjesë në Australian Open, u helmua me plumb gjatë ditëve kur u ndalua në Australi, ndërsa do të pasonte dëbimi i tij, për shkak të mosvaksinimi kundër Covid-19!

“Kam pasur disa probleme shëndetësore. Dhe kuptova se në këtë hotel në Melburn po më ushqenin me ushqime që më helmuan.

Kam pasur disa zbulime për të bërë, kur u ktheva në Serbi. Këtë nuk ia kam thënë askujt publikisht deri më sot, por zbulova se kisha një nivel vërtet të lartë të metaleve të rënda në trup”, tha fillimisht tenisti serb.”

Kur u pyet nëse mendonte se vinte nga ushqimi, Gjokoviç u përgjigj: “Kjo është e vetmja mënyrë. Unë kisha nivele shumë të larta të plumbit dhe mërkurit në trup”.

I pyetur më tej për përjashtimin e tij nga Australian Open 2022 për shkak se ai nuk ishte vaksinuar kundër Covid, Gjokoviç u përgjigj:

“Ishte një çështje politike, nuk ishte çështje shëndetësore. Unë nuk jam pro apo kundër vaksinave. Unë jam pro lirisë së zgjedhjes për trupin tonë”.

Vihet re se Novak Gjokoviç ishte i vetmi atlet i këtij niveli që doli publikisht dhe mbështeti lirinë e zgjedhjes së njerëzve, kur të gjithë sportistët e tjerët, nga frika e humbjes së sponsorizimit, ose nuk reaguan, ose përmbushën kërkesat e detyrueshme.

Përpjekja për të helmuar legjendën serbe është kulmi i tentativës paranojake për të imponuar vaksinimin dhe për të rrënuar çdo pikëpamje kundërshtuese, që nuk përputhet me agjendën e politikanëve dhe elitave të tjera.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Evakuohet Avioni i 'Delta Airlines' në Atlanta – Katër Persona të Lënduar! (video)

Latest from Info