Si Telefonat Celularë “Fshehin” & “Ndajnë” të Dhënat Personale me Palë të Treta!

/

“Ky informacion përdoret për reklama ose qëllime të tjera që as nuk mund t’i imagjinoni!”

Të dhënat personale të qytetarëve mund të bien në “duart” e të tretëve, nëpërmjet celularëve që gjenden në çdo shtëpi.

Boots dhe software i AI, makinat, faqet e internetit dhe aplikacionet mbledhin të dhëna për aktivitetin tonë, vendndodhjen, madje edhe mesazhe zanore ose video nga shtëpia jonë, shpesh pa pëlqimin tonë të vetëdijshëm.

“Ky informacion përdoret për reklama apo qëllime të tjera që nuk mund ta imagjinoni”, theksojnë ekspertët.

Profesori David Choffnes nga Universiteti Northeastern studioi sesi aplikacionet dhe të ashtuquajturit “asistentë zanorë” mbledhin të dhëna dhe argumenton se shanset që të shikoni “reklamë saktësisht të njëjtë” për ato që keni diskutuar, për shkak të mikrofonit të pajisjes sonë nuk janë të pakta.

Kompanitë tashmë kanë të dhëna të mjaftueshme për ne.

Nga vendndodhja jonë, koha që kalojmë në vende specifike, deri tek informacionet që ata marrin nga burime të tjera, si mosha e fëmijëve tanë ose historia jonë e blerjeve, të gjitha këto krijojnë një profil të plotë për ju.

“Asistentët zanorë” si Siri, Alexa dhe Google Assistant, po përforcojnë mosbesimin rreth transparencës së kompanive ndaj të dhënave personale.

Disa kompani kanë pranuar se përdorin një pjesë të vogël të regjistrimeve për të përmirësuar teknologjinë e tyre. Ndonëse këto inçizime zakonisht janë të shkurtra, gjithsesi ato janë diçka që bëhet pa pëlqimin e qytetarëve.

Realisht të gjithë janë nën një regjim të përhershëm survejimi dhe nuk duhet të shqetësohen nëse kjo bëhet për qëllime reklamimi. Por nëse jo dhe përdoren për qëllime të tjera, atëherë është realisht për t’u shqetësuar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

FDA për GSK & Pfizer: "Vaksinat Tuaja RSV Shkaktojnë Paralizë"!

Next Story

Rumani: Protesta Masive për Anulimin, si Grusht Shteti, të Zgjedhjeve Presidenciale! (video)

Latest from Info