Komisioni Europian i Drejtohet X-it: “Ne do të Kontrollojmë Informacionin, ose do t’ju Mbyllim”!

/

Kërkon kontroll absolut të informacionit në platformë ose kërcënon ta ndalojë!

Komisioni Europian po përgatitet të ndjekë penalisht platformën X dhe informacionin e lirë, në luftën që i ka shpallur Elon Musk-ut, pasi beson se ai po sfidon narrativën e medias sistemike.

Kështu, Komisioni Europian njoftoi “masa teknike” të reja në hetimin ndaj rrjetit social X, të cilin e konsideron “të dyshuar” për përhapjen e “dezinformatave” dhe “manipulimit” të debatit publik në Europë.
Këto konsiderohen mjete “të dezinformimit” dhe “manipulimit”, sa herë që një faktor i jashtëm sfidon status quo-në në hapësirën mediatike të BE-së.

“Sot, të premten, ne po ndërmarrim hapa të rinj për të verifikuar përputhjen e sistemeve të rekomandimit të X me Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA)”, tha Komisionerja Europiane për Sovranitetin Teknologjik, Henna Virkunen.

Konkretisht, Komisioni Europian i kërkoi rrjetit X të sigurojë “dokumentet e brendshme” të kompanisë në lidhje me sistemin e rekomandimeve të rrjetit për përdoruesit e tij (domethënë algoritmet që sugjerojnë përmbajtjen) si dhe çdo ndryshim që i është bërë pas datës 15 shkurt.

Komisioni Evropian konsideron se mund ta kërkojë këtë informacion në kontekstin e kontrolleve të pajtueshmërisë me rregullore të tilla si GDPR dhe DSA. Mosrespektimi i kërkesave të tilla mund të çojë në sanksione apo edhe ndalim të operimit në Europë.

Madje raportohet se Brukseli dyshohet se nuk dëshiron të proçedojë me kërkesa të tilla, por pranon “presionin” e eurodeputetëve dhe vendeve anëtare për të marrë masa të rrepta, pasi sipas tyre pronari i X “manipulon” algoritmet për të mbështetur partitë nacionaliste në Europë, gjë që ata nuk e duan.

Askush nuk po i bën presion Brukselit. Brukseli është ai që promovon fushatën kundër X dhe Elon Musk, duke besuar se rekomandimi i përmbajtjes “manipulon” qytetarët.

Megjithatë, dokumentet e brendshme në lidhje me algoritmin dhe funksionimin e sistemit të rekomandimeve të X konsiderohen sekrete tregtare dhe pronë e kompanisë.

Në këtë mënyrë, Komisioni Europian dëshiron të ketë akses në to, duke shkelur sekretet tregtare, me kërcënimin e ndalimit të X në Europë.

Madje, ministri i Jashtëm francez shkon më tej, duke kërkuar ndalimin e X në BE me arsyetimin se “ndërhyn në debatin publik”!

Domethënë, kur u jep zë partive që kanë mendim të ndryshëm, atëherë kjo përbën ndërhyrje në “debatin publik”.

Në përfundim, Komisioni Europian kërkon kontrollin e X dhe sistemit të rekomandimeve, për të filtruar të gjitha informacionet e rreme dhe për ta përjashtuar atë nga sfera publike, duke kontrolluar rrjedhën e informacionit sipas dëshirës.

Kjo është një masë që drejtohet kundër vetë demokracisë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Grenlanda: Marrja e Fëmijëve, Kontrolli i Lindjeve & Deportimet - Krimet e Danimarkës Kundër Inuitëve

Next Story

Orbán: "Të majtët Demokratë & Soros Janë Një Bandë Idiotësh"!

Latest from Info