Studimi i ri Zbulon Cilët Popuj i Besojnë më Shumë Shkencës & Rolit të saj në Shoqëri – Pozicioni i Shqipërisë

/

Studim i botuar në revistën “Nature Human Behaviours”!

Një studim i ri i botuar në revistën “Nature Human Behaviours” i kryer në 68 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, zbulon se publiku tregon besim te shkencëtarët dhe bën thirrje për pjesëmarrje më të madhe të tyre në shoqëri dhe politikëbërje.

Sondazhi, i cili përfshiu 71,922 njerëz, siguron koleksionin më të madh global të të dhënave për besimin tek shkencëtarët që nga pandemia Covid-19.

Siç rezulton, shumica e publikut ka besim relativisht të lartë te shkencëtarët: niveli mesatar i besimit në të gjitha vendet është 3.62 (në shkallë, 1 përcaktohet si besim shumë i ulët dhe 5 si besim shumë i lartë).

Është interesante se asnjë vend nuk tregon besim shumë të ulët te shkencëtarët. Megjithatë, ka ndryshime të dukshme midis vendeve dhe rajoneve. Në krye të listës është Egjipti me vlerësim (4.30), i ndjekur nga India, Nigeria, Kenia dhe Australia. Më pak besim tek shkencëtarët tregojnë qytetarët në Etiopi, Rusi, Bolivi, Kazakistan dhe së fundmi në Shqipëri (3.05), me të cilën mbyllet edhe lista e vendeve që morën pjesë në studim.

Shqipëria pra zë vendin e fundit. Pse? Kryesisht sepse në këtë vend nuk ka shkencëtarë dhe popullsia e këtij vendi nuk ka lidhje me shkencën. Në këtë besim të munguar, rol negativ ka luajtur Arsimi i Lartë dhe mungesa e qendrave të mirëfillta të kërkimit shkencor.

Të anketuarit i konsiderojnë shkencëtarët si të aftë për të kryer hulumtime me ndikim të lartë (78%), të ndershëm (57%) dhe të shqetësuar për mirëqenien e njerëzve (56%).

52% e pjesëmarrësve besojnë se shkencëtarët duhet të jenë më të përfshirë në procesin e politikëbërjes.

Gjithashtu, 75% besojnë se metodat e kërkimit shkencor janë mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse diçka është e vërtetë apo e rreme.

Megjithatë, më pak se gjysma e të anketuarve (42%) besojnë se shkencëtarët i kushtojnë vëmendje mendimeve të të tjerëve. Për më tepër, 83% kërkojnë që shkencëtarët t’ia komunikojnë shkencën më shumë publikut.

Gjetjet madje tregojnë se shumë njerëz në shumë vende mendojnë se prioritetet e shkencës nuk përputhen gjithmonë me prioritetet e tyre. Të anketuarit do të donin t’i jepnin prioritet të lartë kërkimit në lidhje me përmirësimin e shëndetit publik, zgjidhjen e problemeve të energjisë dhe reduktimin e varfërisë.

Përkundrazi, ata nuk i japin prioritet kërkimit për zhvillimin e teknologjisë së mbrojtjes dhe ushtarake dhe besojnë se shkenca i jep prioritet këtyre dy fushave më shumë sesa do të donin.

Vihet re se kërkimi është kryer nga TISP, një konsorcium me bazë në Universitetin e Harvardit, i cili përfshin 241 studiues, nga 169 institute në mbarë botën.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Padia Kundër Ursula von der Leyen për Korrupsion në Blerjen e "Vaksinave të Vdekjes" Covid-19 u Pushua pa u Shqyrtuar

Next Story

Tërmeti 5.2 Rihter Trondi Ishullin Lesvos në Greqi

Latest from Info