Tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjykata kompetente në Romë nuk vuri në dukje ndalimin të azilkërkuesve që ishin transferuar në këto struktura të mbyllura.
Sipas gazetës rome “Il Messaggero”, Italia është gati të rifillojë transferimin e azilkërkuesve në dy qendrat e mbyllura që ka ngritur në veri të Shqipërisë.
“Pas një pauze dy mujore, sipas informacioneve, anija e patrullës detare “Cassiopeia” ndodhet pak larg nga ishulli Lampedusa dhe është gati të marrë emigrantët, për t’i transportuar në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit në Shqipëri”, shkruan gazeta italiane në edicionin e saj online.
Në njëzet e katër orët e fundit, më në fund, 270 emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Lampedusa, me një varka. Në këtë fazë janë 361 njerëz brenda “pikës së nxehtë “hot spot” të ishullit.