Mark Zuckerberg Shkarkoi 11 Mijë Punonjës nga Facebook

/

Ky është një nga aktet e pushimeve më masive të ndodhura në SHBA dhe ndodh nga kompania e konstilacionit globalist dhe vatrës së çensurës, kompania ‘Meta’, që në fund të shtatorit kishte 87 mijë punonjës.

Themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi pushimin nga puna të një totali prej 11.000 punonjësish, të mërkurën (9/11).

“Sot po shpall disa nga ndryshimet më të vështira në historinë e Meta. Kam vendosur të zvogëloj madhësinë e ekipit tonë me 13% dhe të pushoj nga puna më shumë se 11.000 punonjës të talentuar”, tha Zuckerberg në letrën e tij drejtuar punonjësve të Facebook.

“Ky është një moment i trishtuar dhe nuk ka rrugë tjetër. Ata që po pushohen nga puna, dua t’i falenderoj për gjithçka që kanë bërë për këtë kompani”, shtoi Zuckerberg në letrën e tij.

Sipas vendimit të tij, punonjësit e pushuar nga puna do të marrin kompensim katër muajsh dhe dy javë shtesë për çdo vit shërbimi në kompani, gjithashtu kompania Meta do të marrë përsipër të mbulojë sigurimin shëndetësor të tyre për gjashtë muaj.

Zuckerberg, përveç njoftimit me shkrim, është shfaqur edhe në një video-konferencë për t’ua përcjellë mesazhin më drejtpërdrejt punonjësve të kompanisë së tij.

Shikoni videon:

Në fakt, rrjeti televiziv amerikan NBC News publikoi një video nga momenti kur Mark Zuckerberg bëri njoftimin e vështirë. Kjo duket se është zbuluar nga një punonjës i cili ka humbur punën, i regjistruar rastësisht në një celular.

“E di që ka një sërë emocionesh, nga më të ndryshmet. Dua të them përpara se unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë vendim”, thotë Zuckerberg, i cili themeloi Facebook si student në Harvard në vitin 2004, në videon e zbuluar dhe të siguruar nga NBC News.

“Unë jam themeluesi dhe CEO, unë jam përgjegjës për shëndetin e kompanisë sonë, për drejtimin tonë dhe për të vendosur sesi funksionojmë”, tha ekzekutivi, duke shtuar, “duke përfshirë edhe të tilla masa”.

Më pas, Zuckerberg u tha të pushuarve se ai mori “përgjegjësinë e plotë” për vendimin. “Ishte një nga vendimet më të vështira që më është dashur të bëj në 18 vitet e drejtimit të kompanisë” tha CEO duke shtuar se, “natyrisht, kjo ka një ndikim të madh në jetën tuaj, por edhe për misionin tonë”.

“Ne po humbasim njerëz që me të vërtetë kanë dhënë zemrën dhe shpirtin e tyre në këtë kompani”, belbëzoi CEO i Facebook.

“Pavarësisht se në cilin ekip mund të keni punuar, secili prej jush luajti një rol dhe dha një kontribut, në produktet që miliarda njerëz përdorin për t’u lidhur çdo ditë. Secili prej jush është i talentuar dhe i pasionuar dhe secili prej jush ka luajtur një rol që Meta të ketë sukses”, shtoi ai.

Pse pikërisht tani kjo valë pushimesh nga puna në të gjitha kompanitë? Mos ndoshta “e ardhura bazë universale” do të aplikohet fillimisht në këta mijëra të pushuar, për të parë se edhe jeta pasive ka bukurinë e saj? Dhe të mendosh që të gjithë këta punonjës janë të vaksiuar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lufta e I Botërore - Statistika - Vendet që Kanë Sakrifikuar për Europën e Sotme

Next Story

"Bombë" në Qeverinë Greke - Javët e Fundit të Qeverisë Mitsotakis

Latest from Info