“Politikanët në Europë luftuan Trump-in, ndërhynë në proçesin zgjedhor në SHBA!”
Presidenti rus Vladimir Putin nuk hezitoi të shprehë përbuzjen e tij për liderët europianë, duke i përshkruar ata si politikisht “të vegjël” dhe të nënshtruar ndaj Shteteve të Bashkuara.
Në një intervistë për stacionin televiziv Rusia 1, presidenti rus parashikoi se Donald Trump do të impononte shpejt disiplinë mbi elitat europiane, të cilat deri më tani iu ishin bindur padiskutim urdhrave të Joe Biden.
“Ju siguroj: Trump, me karakterin e tij, me këmbënguljen e tij, do të rivendosë rendin atje (në Europë) shumë shpejt. Dhe të gjithë, do ta shihni, do të qëndrojnë te këmbët e zotërisë së tyre dhe do të tundin pak bishtin. Gjithçka do të shkojë në vend”, tha Putin.
???????? Putin: Evropska elita je aktivno radila protiv Trampa, ali sada znaju da će on, zbog svog karaktera i istrajnosti, brzo vratiti poredak. Uskoro će, podvijenog repa, šeniti pred njim. pic.twitter.com/OB8x4d79f7
— Radovan Šušić (@SchuleDR) February 2, 2025
Elitat europiane e pëlqyen më shumë Joe Biden. Donald Trump ka ide të ndryshme për atë që është e mirë dhe çfarë është e keqe, shtoi presidenti rus, duke shtuar se “Europa me kënaqësi zbatoi çdo urdhër nga Uashingtoni nën Biden”.
“Politikanët në Europë e luftuan Trump-in, ndërhynë në proçesin zgjedhor në SHBA dhe pas fitores së tij u ngatërruan”, tha Putin, duke theksuar se “udhëheqësit europianë të së kaluarës patën guximin të luftonin për pikëpamjet e tyre. Njerëz të tillë, elitat europiane që ndalojnë idetë alternative politike, përbëhen nga individë që janë politikisht ‘të vegjël’. Nga pikëpamja e interesave europiane, kjo është një fatkeqësi”.
Sa i përket ngjarjeve të Aushvicit dhe faktit që Rusia nuk ishte e ftuar në to, Putin tha se “kjo është, natyrisht, diçka kaq e çuditshme dhe e turpshme për ata që e bënë”.