Presidenti amerikan pajtohet me deklaratat e Elon Musk.
Vendimi për të mbyllur agjencinë përgjegjëse për ndihmën humanitare jashtë vendit shënon fillimin e një fronti të ri në përpjekjen e Donald Trump për t’i dhënë pushtet të paimagjinueshëm Elon Musk-ut, me qëllim që të rrëzojë departamentet qeveritare dhe të luftojë ato që ata i konsiderojnë të kota, shpenzime të tepërta dhe shpenzime jashtë buxhetit.
“USAID është një organizatë kriminale”, shkroi Musk, pronari miliarder i Tesla dhe SpaceX, i cili është bërë mbështetësi më i zëshëm i presidentit, në platformën e tij X, duke iu përgjigjur një videoje që pretendonte se USAID ishte përfshirë në “punën e paskrupullt të CIA-s”.
Në një postim të mëvonshëm, Musk dyfishoi akuzat dhe, pa dhënë asnjë detaj, pyeti 215 milionë ndjekësit e tij X: “A e dini se USAID, duke përdorur dollarët TUAJA të taksave, financoi kërkime për armët biologjike, përfshirë Covid-19, që vrau miliona njerëz?”
Ai nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me akuzat, të cilat zyrtarë nga administrata e mëparshme i lidhën me një fushatë ruse dezinformimi.
USAID-i “drejtohet nga një grup i çmendurish radikalësh dhe ne po i nxjerrim jashtë… dhe më pas do të marrim një vendim (për të ardhmen e tij)”, tha Trump të dielën pa dhënë detaje.
Ai theksoi mbështetjen e tij për miliarderin, duke u thënë gazetarëve të dielën mbrëma se ndjeu se Musk “bëri një punë të mirë”.
Trump fillimisht ngriu të gjitha shpenzimet e ndihmës së huaj për tre muaj. Edhe pse më pas lëshoi përjashtime për të vazhduar ofrimin e ushqimit dhe ndihmave të tjera humanitare, punonjësit e ndihmave thonë se ka pasiguri me të ardhmen e organizatës si një agjenci e pavarur, larg të qënit të sigurtë.
USAID, një agjenci e pavarur e krijuar me një akt të Kongresit, menaxhon një buxhet prej 42.8 miliardë dollarësh të caktuar për asistencë humanitare dhe zhvillimore në mbarë botën.
Një zyrtar i lartë në një organizatë me bazë në SHBA kishte frikë se prioritizimi i ndihmës “emergjente” ishte pjesë e një plani më të gjerë, mes të cilit Uashingtoni do të ndërpresë fondet për çdo gjë tjetër.
Ka pasur raporte se Trump dëshiron të transferojë USAID-in pranë Departamentit të Shtetit.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në platformën e tij X në mesnatën e Uashingtonit (05:00 GMT e hënë), Musk tha se Trump “u pajtua që ne duhet ta mbyllim atë (USAID)“.
Llogaria e USAID-it në X është çaktivizuar, konfirmoi Agence France-Presse, dhe website i saj është ende jashtë funksioni.