Përshkruhet si i papunë, i izoluar, që kishte probleme psikologjike.
Institucionet në Suedi njoftojnë publikisht se personi që kreu aktin e sulmit më çnjerëzor, të njohur në historinë e shtetit suedez, që qëlloi më shumë se 50 herë, jetonte vetëm, i izoluar për shumë vite.
Të martën (para një jave), një 35-vjeçar i identifikuar si Rikard Anderson, nga Media suedeze, hyri në një shkollë për të rritur në Orebro, 200km në perëndim të Stokholmit dhe hapi zjarr duke vrarë 10 persona, përpara se të kthente armën drejt vetes.
Personi mendohet se ka vepruar i vetëm, pa mbështetës. Qëlloi më shumë se 50 herë, thotë policia në një njoftim të saj, duke vërtetuar se konfiskoi katër armë: tre në vendngjarje (si dhe fishekë) dhe një në banesën e vrasësit.
Anderson kishte blerë fishekë dhe bomba dore tymi, pak para se të kryente sulmin. Jetonte thuajse i izoluar, mbante kontakte me shumë pak njerëz që prej vitit 2016, ndërkohë që nuk dihet ende sesi ndërvepronte me botën dixhitale, deklaroi policia.
Është regjistruar në këtë shkollë dy herë, në vitin 2013 dhe mes viteve 2019 dhe 2021. Një javë pas kasaphanës, policia po përpiqet të kuptojë motivin e sulmit, por duket se viktimat e tij, që ishin të gjithë banorë të Orebro, u zgjodhën krejt rastësisht. Bëhet fjalë për 7 gra dhe 3 burra të moshave nga 28 deri 68 vjeç, disa ishin studentë, disa profesorë.
Policia nuk ka bërë publike kombësinë e të vrarëve, por sipas rrjetit televiziv SVT, shumica e tyre ishin të huaj.
“Janë nga vende të ndryshme të botës dhe kishin ëndrra të ndryshme”, komentoi Ulf Kristerson në një fjalim të mbajtur ditën e diel. Kristerson u bëri thirrje njerëzve të mos ngrehin aludime për motivet e aktit, duke nënvizuar se kupton shqetësimin e “atyre me origjinë të huaj”.
Ambasada e Sirisë në Stokholm shprehu ngushëllimet e saj për dy familje siriane, pa bërë publike komente të mëtejshme.
Ministria e Jashtme e Bosnjës deklaroi se një shtetas boshnjak ishte mes viktimave dhe një i plagosur.
Fenomeni i Suedisë është e kundërta e atyre që jemi mësuar, që të huaj të godasin vendas europianë. Jemi në rastin e një suedezi, e një europiani, që godet dhe u merr jetën emigrantëve të huaj në qytetin e tij.
Latest from Info
Si do ta revolucionarizojë fluturimin supersonik të pasagjerëve avioni i ri i NASA-s? X-59 QueSST synon
Lokomotiva e Ekonomisë Gjermanisë po Fundoset! Me Sa Përqind Ranë Fitimet e Mercedes-Benz & Porsche?
Fitimet e Mercedes-Benz bien me 50% dhe fitimet e Porsche bien me 95%. Industria e Gjermanisë
Ministri i Jashtëm rus deklaroi se Moska është e gatshme t’u ofrojë “garanci sigurie” vendeve të
“Duhet të punojmë së bashku!” Presidenti kinez i tha homologut të tij amerikan se vendet e
2,500 oficerë policie të përfshirë. Të paktën 64 persona u vranë gjatë një operacioni masiv nga


