Është Ende Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Nënshtetas Grek?

/

Në vitin 2015, kur Ministri i sotëm i Mbrojtjes Pirro Vëngu, ishte Shef i Kabinetit të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, u thirr zyrtarisht nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Greke, për të kryer detyrimin ushtarak, teksa kishte kërkuar dhe i ishte dhënë nënshtetësia greke.

Çështja u bë temë e ditës në atë tetor 2015, por në krye të pak ditëve u harrua, u mbyt dhe më nuk u diskutua.

Karriera e ish shefit, edhe grek, të kabinetit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë vijoi në institucione të tjera të shtetit shqiptar, me stacion të parafundit, si drejtor i portit më të madh të vendit, Portit të Durrësit, përpara se të emërohej në vitin 2024 Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë duket më të acaruara se kurrë, me thirrje të njëpasnjëshme të Erdoganit, teksa u drejtohet grekëve me fraza si: “do të vij një natë”, “ishujt janë të Turqisë” etj.

Nëse Erdogani vendos që një natë të hyjë në territorin grek, shteti grek do të shpallë mobilizim të përgjithshëm.

Për shkak të moshës, në mobilizim do të thirret edhe Ministri shqiptar i Mbrojtjes, për të mbrojtur kufijtë, pacënueshmërinë dhe sovranitetin territorial të atdheut të tij.

Pirro Vëngu u lind shqiptar dhe nënshtetësinë shqiptare e ka trashëgim të trungut familjar, ndërsa nënshtetas grek është bërë me vullnet të plotë dhe ka bërë betim përpara flamurit dhe kushtetutës greke, në momentin e marrjes së nënshtetësisë, për t’i shërbyer me besnikëri atdheut (όρκος περί πίστεως και πατρίδος).

Po marr rastin e përplasjes ushtarake mes Turqisë dhe Greqisë, sepse nuk dua të mendoj të ndodhë ndonjëherë përplasje ushtarake mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Nëse ministri shqiptar është ende nënshtetas grek dhe nuk do të pranojë të shkojë për atdheun në luftë, do të quhet dezertor dhe do të gjykohet e dënohet nga Gjykata Ushtarake. Apo do të lërë postin dhe do të shkojë të luftojë në mbrojtje të Greqisë?!

***
Nuk jemi kurrsesi kundër dynënshtetësisë, por janë disa pozicione të tilla të larta shtetërore, që nuk mund të kesh kurrsesi një nënshtetësi të dytë. Edhe nëse e ke, teksa pranon të jesh Ministër i Mbrojtjes, apo i Jashtëm, apo I Brendshëm, nuk mundet kurrsesi të mbash një nënshtetësi tjetër, të kujto shteti.

Sa nënshtetësi ka ende vallë ministri shqiptar i Mbrojtjes?

Është ende ministri i shqiptarëve edhe nënshtetas grek?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: AfD në Rritje – Mertz me Koalicionin CDU/CSU nën 30%

Latest from Info