Tërmeti i fortë me magnitudë 6.9 ballë rrafshoi Shkupin dhe vrau 1.070 njerëz.
Në orën 5:17 të mëngjesit të 26 korrikut 1963, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter rrafshoi literalisht Shkupin, kryeqytetin e Republikës Socialiste të Maqedonisë, në atë kohë pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. 1.070 persona humbën jetën, 3.300 u plagosën, 200.000 mbetën të pastrehë, ndërsa 80% e ndërtesave të qytetit u shkatërruan. Tërmeti, i cili u ndje edhe në zona të ndryshme të Greqisë veriore deri në Selanik, zgjati 20 sekonda dhe thellësia fokale ishte vetëm 6 kilometra. Shkalla e shkatërrimit u kap qartë nga korrespondenti i ‘New York Times’, duke e krahasuar Shkupin me një qytet të bombarduar.
Menjëherë pati një vërshim simpatie për banorët e rrethuar të Shkupit dhe përgjigja e bashkësisë ndërkombëtare për dhënien e ndihmës ishte e menjëhershme, në kohën kur Lufta e Ftohtë po mbizotëronte dhe konfrontimi ideologjik midis Lindjes dhe Perëndimit ishte në kulmin e tij. Jugosllavia mund t’i përkiste Lëvizjes së të Paangazhuarve, por perëndimorët e konsideronin atë në kampin komunist. Kështu filloi një garë se cili nga dy kampet do të jepte më shumë ndihmë dhe kështu “do të vidhte” shfaqjen. Ushtarët amerikanë dhe sovjetikë mbërritën në Shkup dhe shokët për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhanë ndihmën e parë.
Piktori i njohur Pablo Picasso dhuroi pikturën e tij “Koka e një gruaje”, e cila është e ekspozuar në Muzeun e Artit Modern në Shkup. .
Në fund, iniciativa për rindërtimin e Shkupit u mor nga OKB-ja dhe Greqia dha një ndihmë të rëmdësishme. Organizata ndërkombëtare ngriti një fond të posaçëm dhe porositi në nëntor 1964 hartimin e planeve për qytetin e ri të Shkupit në zyrën e urbanistit të njohur ndërkombëtarisht Konstantinos Doxiadis. Në total, Zyra Doxiadis dërgoi 21 ekspertë në Shkup (inxhinierë, ekspertë transporti, arkitektë, ekspertë në punët hidraulike) të udhëhequr nga inxhinieri i ndërtimit Periklis Papamattheiou.
Shtypi vendas e priti projektin me entuziazëm: “Shkupi do të bëhet qyteti më i bukur në botë”, shkruante gazeta “Nova Makedonija” (“Maqedonia e Re”) në gazetën e datës 22 mars 1965. Një vit më vonë, zbatimi i planet Doxiadis u ndërmorën nga arkitekti japonez Kenzo Tange, i cili u nderua me çmimin Pritzker në 1987, i njohur gjithashtu si Nobeli i Arkitekturës.