America is Back!

/

Kemi bërë në këto 6 javë më shumë sesa kanë bërë qeveri në të shkuarën, në 4 apo 8 vite administrimi.

Do u sjellim amerikanëve të ardhmen që meritojnë.

Në një fjalim nga më potentët e historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti Trump, si pika kryesore, iu referua çështjeve si më poshtë:

*Po bëjmë kontrollin më të rreptë të kufijve dhe po shënojmë fluksin më të ulët të prurjeve të ilegalëve dhe fluksin më të madh të deportimeve të imigrantëve ilegalë;

*Kam firmosur 100 Urdhëra Ekzekutivë dhe më shumë se 400 vendime ekzekutimi;

*Shpallëm gjendjen e emergjencës energjitike dhe mbani mend sloganin që do të na ribëjë superfuqi në energji “drill baby drill”;

*Krijuam strukturën DOGE të drejtuar nga Elon Musk, besoj se keni dëgjuar për të;

*Nxorëm Amerikën nga OBSh, një organizatë ndërkombëtare e korruptuar;

*Nxorëm Amerikën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB;

*Punonjësit e administratës do të jenë në zyrë, ose do të pushohen nga puna, teksa shumica duket të jenë inekzistentë;

*Instalojmë sistemin anti-woke, shkollat që nuk ndjekin linjën anti-woke dhe nuk zbatojnë trajtimin e studentëve në dy gjini, nuk do të marrin më fonde federale;

*Ndal çensurës, fjala e lirë kthehet sërish;

*Gjuha zyrtare është vetëm gjuha angleze;

*Gjiri i Meksikës quhet tashmë Gjiri i Amerikës;

*Nuk ka më politika diversiteti, barazie dhe involvimi, përzgjedhja bëhet në bazë të meritës;

*Zyrtarisht kemi vetëm dy gjini, mashkull dhe femër;

*Nuk mund të garojnë më meshkuj, në skuadra femrash;

*Ta bëjmë Amerikën të përballueshme sërish, të përmirësojmë ekonominë, të ulim çmimet dhe të ulim inflacionin më të lartë të Amerikës që trashëguan nga Biden;

*Fillimi i funksionimit të termocentrale në kuadër të emergjencës energjitike;

*Po punojmë për shfrytëzimin e burimeve të gazit në Alaskë;

*Zbulimin dhe shfrytëzimin e mineraleve të rralla që kemi në ShBA;

*Po punojmë për taksën e sheshtë dhe uljen e taksave për amerikanët;

*Paratë e vjedhura do u kthehen xhepave të amerikanëve;

*Do të balancojmë buxhetin federal, diçka që nuk është bërë në 24 vitet e fundit;

*Kush investon në Amerikë 5 milionë dhe lart merr automatikisht nënshtetësinë dhe shkarkohet nga taksat;

*Paratë që jepeshin për mirëmbajtjen e ilegalëve nuk do të jepen më dhe me to do të ulim borxhin publik;

*Abuzimet me fondet që kalonin në mbi 9 milionë njerëz të moshës 100 vjeç, marrin fund, një shumë e madhe, ende e pakalkuluar saktësisht i kthehet sektorit të ndihmës sociale, sigurimeve shoqërore dhe sektorit të shëndetësisë;

*Do të shkarkojmë burokracinë dhe do të instalojmë demokracinë në administratën amerikane dhe nëse ndonjë burokrat federal kundërshton, do të pushohet nga puna;

*Ditët e burokracisë në Amerikë marrin fund;

*Shkurtim i taksave menjëherë dhe një thirrje Demokratëve ta votojnë ligjin që do të vijë në kongres, si pjesë e programit tonë ekonomik;

*Asnjë taksë për ata me asistencë sociale;

*Heqje e taksës së bakshishit;

*Qarkullojmë me makina të prodhuara vetëm në Amerikë; Shumë fabrika prodhimi makinash do të fillojnë funksionimin e tyre duke startuar nga Indiana;

*Ulje të taksave në sektorin e prodhimit;

*Nëse nuk prodhon në Amerikë, do të paguash tarifë të lartë për të futur produktet në Amerikë, ashtu siç na tarifojnë ne, shtetet e tjera për produktet amerikane në tregun global;

*Më 2 prill hyn në fuqi ligji për tarifat ndaj vendeve të tjera. Për atë që shtetet e tjera na tarifojnë, do të tarifohen;

*Paguajmë miliarda tek Meksika dhe Kanadaja për ilegalët, nuk do të paguhen më;

*Do të investohen 200 miliardë për teknologjitë Open AI, që do të kenë qendër në Amerikë dhe jo në Kinë, ku do të prodhohen çip-at dhe gjithçka tjetër, brenda Amerikës, me çmime konkuruese; Asnjë fond nuk do të jepet jashtë, përkundrazi edhe investitorë të huaj do të vijnë nga jashtë, sepse ne po u heqim taksën;

*Politika speciale për fermerët amerikanë që do të bëhen të pakonkurueshëm. Do të subvencionohen të gjithë fermerët që të ulim kështu importet e prodhimit bujqësor;

*Hapjen e vendeve të reja të punës, mes shtimit të prodhimit dhe uljes së taksave;

*Melania Trump do të fokusohet në kualifikimin e punëtorëve të margjinalizuar në Amerikë dhe jo vetëm, por edhe në fushën e edukimit në përgjithësi;

*Sigurimi absolut i kufijve për të shmangur futjen e kriminelëve, trafikantëve dhe keqbërësve, mes një politike të kufijve të mbyllur ndaj personave problematikë;

*Duhet të sigurojmë çlirimin e plotë të Amerikës nga vartësitë;

*Luftë karteleve dhe organizatave të trafikimit të substancave narkotike, duke i kalisfikuar ato, si të jenë vetë ISIS, si kërcënim real për Amerikën. Kemi në Amerikë 29 krerët e 29 karteleve më të mëdha të drogërave, që kanë hyrë nga Meksika dhe Kanadaja. Kjo do të marrë fund duke sjellë ligjin dhe rregullin në qytete dhe provinca;

*Fund lunatikëve majtistë, radikalë mes sjelljeve të tyre ekstreme ndaj shtetit dhe amerikanëve;

*Do u kthejmë policëve mbrojtjen, respektin, dinjitetin dhe autoritetin e nevojshëm. Kush vret një polic, vritet, ky është ligji më i ri;

*Kujdes maksimal me vaksinat e foshnjave dhe fëmijëve dhe shqyrtim i menjëhershëm i sistemit të vaksinimit dhe vetë vaksinave, që po “vrasin”. Vlen të përmendet që para 30 vitesh, 1 në 1 mijë fëmijë ishte autik, sot, 1 në 36 fëmijë është autik. R. Kennedy duhet t’i japë zgjidhje teksa shkaku është vaksina;

*Ndalohet promovimi i ideologjive transgjinore në shkolla dhe institucione arsimore;

*Ndalimi i ndryshimit të seksit mes kirurgjive, tek të miturit;

*Do të ndërtojmë ushtrinë më potente në botë me gjithçka të prodhuar në Amerikë, ndaj dhe shtojmë fondin për armatimin dhe ushtrinë, mes aplikimit të teknologjive të përparuara;

*Subvencione për prodhimin e anijeve dhe kthimin e kësaj industrie në Amerikë. Anije tregtare dhe anije ushtarake do të prodhohen në Amerikë;

*Kanali i Panamasë do i përkasë për nga funksioni, Amerikës plotësisht;

*Mesazh për popullin e Grenlandës të mendohet dhe t’i bashkohet Amerikës. Sidoqoftë Grenlandën do e kemi, një copë e rëndësishme në planet që do të jetë edhe pjesë e shtimit të sigurisë së Amerikës, veç të tjerash;

*Vëmendje e veçantë lidhur me terrorizmin dhe përballjen me të;

*Kemi për Gazën një nga marrëveshjet më të rëndësishme dhe rindërtimi do të fillojë shpejt;

*Po japim betejën tonë për ndalimin e luftës në Ukrainë. Amerika ka paguar miliarda, pa asnjë garanci 350 miliardë dollarë janë dhënë, ndërsa europianët kanë dhënë 100 miliardë. Na ndan një oqean me Europën;

*Zelenski kërkon mes një letre, dërguar pasditen e djeshme presidentit Trump dhe i bën thirrje që të punojnë për paqen, duke thënë se Ukraina vlerëson ndihmën e dhënë nga Amerika. Zelenski deklaron se është gati të firmosë marrëveshjen për mineralet e rralla, si dhe shfaq vullnetin për t’i dhënë fund luftës;

*Lindja e Mesme është një rajon i çuditshëm dhe me problematika ku duhet të gjenden zgjidhje, me fokus eliminimin e Hamas dhe terrorizmit radikal;

Fundi i fjalimit të Presidentit Trump ishte një epilog potent, dinamik, frymëzues me mesazhin se Amerika është superfuqi dhe promotere në gjithçka, është qytetërimi i epokës sonë, është vendi i mundësive dhe i gjithçkaje.

“Bëhuni gati për një të ardhme të shkëlqyer, Amerika ka për të jetuar periudhën e saj të artë”, me këto fjalë Trump zgjodhi të mbyllë fjalën e tij.

2 Comments

  1. Hi, Neat post. There’s a problem together with your site in web explorer, would check this… IE still is the marketplace chief and a huge element of other folks will miss your magnificent writing because of this problem.

Lini një Përgjigje te vorbelutr ioperbir Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Gold Switzerland: "Kartmonedhat do t'i Kthehen Vlerës së Tyre Reale, e Cila Është Vlera Zero"!

Next Story

Zelenski: "Me Udhëheqjen e SHBA-ve, Përfundimi i Luftës në Ukrainë Është Absolutisht i Mundshëm"!

Latest from Info