“Ne të gjithë duam një të ardhme të sigurt për njerëzit tanë!”
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në një postim të ri sot theksoi edhe një herë se “me udhëheqjen e SHBA-ve, përfundimi i luftës në Ukrainë është absolutisht i mundshëm”.
Në veçanti, Volodimir Zelenski deklaroi sot se kishte një “bisedë të sinqertë” me kancelarin gjerman në largim Olaf Scholz për rrjedhën e luftës në Ukrainë, si dhe “çështjet në lidhje me arkitekturën e ardhshme të sigurisë”.
“Ne mbështetemi në unitetin e Europës rreth Ukrainës dhe po punojmë në këtë drejtim”, tha presidenti ukrainas.
Ai më pas shtoi: “Ne të gjithë duam një të ardhme të sigurtë për njerëzit tanë. Nuk duam një armëpushim të përkohshëm, por përfundimin definitiv të luftës”.
Më pas, ai iu referua presidentit Donald Trump, duke theksuar se: “Me përpjekjet tona të koordinuara dhe udhëheqjen e SHBA-ve, përfundimi i luftës është plotësisht i mundur / i mundshëm”.
I spoke with @Bundeskanzler Olaf Scholz to have an honest conversation about various issues and our vision for the future security architecture.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 5, 2025
We rely on Europe’s unity around Ukraine and are working toward it. We all want a safe future for our people. Not a temporary… pic.twitter.com/KN82khilgF
Sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane, të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu “për rëndësinë e rolit udhëheqës të presidentit të SHBA-ve” në bisedimet e paqes.
Dje presidenti ukrainas i ka dërguar një “mesazh pajtimi” presidentit Trump, duke thënë fillimisht se “Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet në çdo kohë”, ndërsa falenderoi presidentin amerikan për ndihmën ushtarake për Kievin.