Kanada, Vankuver: 11 të Vdekur Pasi Një Makinë i Hyrë Turmës Duke Shtypur Njerëz! (video)

/

Autori i krimit, 30 vjeç, u arrestua.

Numri i të vdekurve nga sulmi i së shtunës në mbrëmje në Vankuver ka arritur në 11, kur një 30-vjeçar shtypi me makinën e tij shumë njerëz, në një aktivitet të komunitetit filipinas.

Komuniteti ishte mbledhur në lagjen Sunset on Fraser të Vankuverit, Kanada, për të ndjekur ngjarjet e festivalit, kur u shtypën nga një SUV i zi. Autoritetet raportuan se 11 persona humbën jetën në “drejtimin” e dhunshëm të automjetit.

Kryeministri Mark Carney, në një fjalim të shkurtër drejtuar kombit, e quajti incidentin të qëllimshëm, duke thënë se policia e Vankuverit po e përshkruante atë si një “sulm me automjet”.

“Mbrëmë familjet humbën një motër, një vëlla, një nënë, një baba, një bir ose një vajzë”, tha ai duke u përlotur.

Një gazetar i AFP pa policinë në vendngjarje, ndërsa pjesë të vendit të festivalit ishin të rrethuara.

Ish kryeministri kanadez Justin Trudeau shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për sulmin, duke shkruar në X:

“Zemra ime është me të dashurit e të gjitha viktimave të sulmit tragjik në Festivalin Lapu Lapu në Vankuver. Bashkohem me të gjithë kanadezët në krah të komunitetit filipinas në këto kohë të vështira.”

Lideri konservator, Pierre Pouliève, tha në një postim në X:

“Jam i tronditur nga lajmet e tmerrshme që dalin nga Festivali i Ditës Lapu Lapu në Vankuver sonte.”

Presidenti filipinas Ferdinand Marcos tha në një deklaratë se ishte “tërësisht i tronditur nga incidenti i tmerrshëm”.

Pamjet e publikuara tregojnë fuoristradën e zezë të dëmtuar, të parkuar në një rrugë të mbushur me mbetje, pak metra larg ekipeve të ndihmës së shpejtë që po trajtonin njerëzit e shtrirë në tokë.

Dëshmitarja okulare i tha gazetës Vancouver Sun se, ajo pa fëmijë të plagosur në rrugë, pasi automjeti u përplas me turmën.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mbetën Pa Fjalë - Në Një Ditë SHBA-të Arkëtuan 12 Miliardë nga Tarifat

Next Story

Tucker Carlson: "Kievi nuk Është në Luftë Vetëm me Rusinë, por edhe me Krishtërimin"!

Latest from Info