Sonda e Terrorit u Hap Sërish – 2 të Plagosurve në një Sulm me Thikë në Paris!

Autoritetet Franceze kundër Terrorizmit në Paris po investigojnë një sulm me kamë (thikë) që plagosi dy persona, këtë të premte, para pak orësh, pranë ish-zyrave të gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris. Është arrestuar një i dyshuar.

Zona në Parisin lindor mbetet e rrethuar nga policia edhe dy orë pas sulmit. Fëmijët në nëntë shkollat përreth janë izoluar brenda institucioneve arsimore, pasi policia është në gjurmim dhe në ndjekje të një të dyshuari tjetër.

Është ende i paqartë motivi i sulmit dhe nëse lidhet me gazetën “Charlie Hebdo”, zyrat e së cilës u targetuan nga terrorizmi ekstremist islamik në vitin 2015, duke lënë 12 persona të vdekur.

Policia pasi rrethoi zonën ku ndodhi sulmi, pranë ish-zyrave të gazetës, gjeti edhe një pako të dyshimtë atje pranë, por në këtë pako nuk është gjentur eksploziv, apo ndonjë objekt tjetër me rrezik, sipas policisë.

Ka filluar menjëherë investigimi “për një vrasje në tentativë lidhur me një akt terrorist”, sipas një zyrtari të prokurorisë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende identitetin e të dyshuarit të arrestuar në zonën e ‘Bastille Plaza’.

“Pashë një djalë rreth të 30-ave, apo të 40-ave me një kamë në dorë që po ecte prapa një viktime të mbytur në gjak… Nuk mund t’ju them sa viktima ishin, por unë pashë një” – thotë dëshmitari Kader Alfa për “The Associated Press”, që gjendej në vendgjarje.

Reporterët e AP-së flasin për dhjetra policë dhe ushtarë që zbarkuan në vendngjarje, pranë stacionit të nënkalimit “Richard Lenoir”.

Dy personat e konfirmuar të plagosur po punonin për një dokumentar, të kompanisë “Premieres Lignes”, që lidhej me themeluesin e saj Paul Moreira. Ai i tha televizionit ‘BFM’ se terroristët u turrën drejt nënkalimit, ku ishin evakuuar stafi i kompanisë.

Moreira tha gjithashtu se: “në rrugën kryesore u sulmuan dy persona që gjendeshin përballë një godine nga një mashkull me kamë në dorë, i cili më pas u largua”. Ai tha se kompania nuk ishte kërcënuar më parë.

Një zyrtar i policisë së Parisit tha se fillimisht mendohej që sulmi ishte bërë prej dy personash, por u konkludua që ai që kishte sulmuar ishte një person dhe tashmë rezulton i kapur. Por policia do të qëndrojë në zonën përreth, pasi mendohet për të tjerë të dyshuar në organizimin e aktit kriminal, terrorist.

Të plagosurit janë ende në rrezik për jetën dhe emrat e tyre ende nuk janë bërë të nohur.

Kryeministri francez Jean Castex la në mes një vizitë në veriun e Parisit dhe thirri në një takim urgjent Ministrin e Brendshëm, për të ndjekur zhvillimet.

Në të njëjtën kohë të sulmit me kamë, po zhvillohej gjyqi për sulmin terrorist ndaj “Charlie Hebdo”, ku gjykohen 14 terroristë të kapur, por edhe 3 të arratisur, të akuzuar për mbështetje të aktit terrorist të janarit 2015, sipas informacioneve të shtypit francez. Të vejat e viktimave të sulmit terrorist ndaj “Charlie Hebdo”, këtë pasdite të së premtes, do të dëshmojnë për aktin terrorist dhe vrasjen e bashkëshortëve të tyre.

(Copyright 2020 The Associated Press. All rights reserved.)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Greqi: Mbi 220 Shkolla të Okupuara nga Nxënësit që Protestojnë Kundër Përdorimit të Maskës në Shkolla!

Next Story

Video: Kështu Mund t'ju Vjedhin Lekët & PIN-in nga ATM-ja pa e Kuptuar - Kujdes!

Latest from Info