Kushton 49 Trilionë Paund për Gram & Është Materiali më i Shtrenjtë në Univers!

/

Nuk është as ar dhe as diamant!

Objekti më i shtrenjtë që ekziston sot në planet – dhe në të gjithë universin – nuk është as ari dhe as diamanti, por antimateria.

Sipas Profesor Michael Doser, një fizikant grimcash dhe studiues në CERN, është substanca me vlerën më të lartë.

Në fakt, paratë e të gjithë planetit nuk janë të mjaftueshme për ta blerë. Do të duhej të shtypeshin më shumë monedha.

Dhe kostoja e saj është përtej imagjinatës: 49 trilionë paund për gram.

Antimateria është e kundërta e saktë e materies, e cila si koncept është e vështirë për një person mesatar ta kuptojë nëse nuk ka njohuri të mira të fizikës.

Grimcat që përbëjnë materien janë ato të njohurat: elektroni ose protoni dhe sigurisht neutroni, si dhe nëngrimcat që krijojnë neutronet dhe protonet, kuarket.

Antimateria përbëhet nga “të kundërtat” e tyre: pozitroni (ekuivalent me elektronin) dhe antiprotoni (i kundërti i protonit).

Vëmendje: Elektroni ka një ngarkesë negative, ndërsa pozitron-antielektroni ka një ngarkesë pozitive!

Antiprotoni ka një ngarkesë negative në kontrast me protonin “normal” i cili ka një ngarkesë pozitive.

I përkufizojmë grimcat klasike si “normale” sepse ne vetë jemi të përbërë prej tyre dhe jetojmë nëpërmjet tyre.

Kur materia dhe antimateria takohen, ato neutralizojnë njëra-tjetrën, duke çliruar sasi të mëdha energjie.

Ky çlirim energjie përcaktohet nga formula e Ajnshtajnit E=mc2.

Masa (m) është ekuivalente me energjinë (E). Njohja se këto dy sasi janë të lidhura është rezultat i gjenialitetit të Ajnshtajnit.

Katrori i shpejtësisë së dritës hyn në ekuacion për të na treguar saktësisht se, sa energji korrespondon me një sasi të caktuar mase.

Thënë troç, nëse një person i bërë nga materia dhe një person i bërë nga antimateria do të takoheshin, shpërthimi që do të shkaktonin jo vetëm që do të “avullonte” planetin Tokë, por “është ndoshta procesi më i dhunshëm i imagjinueshëm, pasi masa zhduket plotësisht dhe shndërrohet në energji të pastër”, shpjegon Doser.

Kjo veti e bën antimaterien jashtëzakonisht tërheqëse për aplikime të ardhshme, siç është shtytja e anijeve kozmike ose përdorimi i saj si një super-karburant me efikasitet të lartë.

Prodhimi i antimateries është jashtëzakonisht i vështirë dhe kërkon shumë kohë. Në CERN, Organizatën Europiane për Kërkime Bërthamore, përdoret Përplasësi i Madh i Hadroneve, një laborator gjigant nëntokësor me gjatësi 27 kilometra, i cili përshpejton protonet pothuajse në shpejtësinë e dritës dhe i përplas ato me njëri-tjetrin për të prodhuar grimca antimaterjeje.

Megjithatë, rezultatet janë minimale. Deri më sot, janë prodhuar vetëm 10 nanogramë pozitrone dhe me ritmin e sotëm do të duheshin 100 miliardë vite për të prodhuar një gram të vetëm antimaterjeje.

“Një e qindta e një nanogrami kushton aq sa një kilogram ar”, vëren Doser.

Prandaj, antimateria nuk është vetëm pafundësisht më e rrallë, por edhe pakrahasueshëm më e shtrenjtë se çdo material tjetër që njeriu ka krijuar ose zbuluar.

Sipas teorisë së Big Bengut, krijimi i universit duhet të kishte prodhuar sasi të barabarta materie dhe antimaterjeje.

Nëse kjo do të kishte ndodhur, materia dhe antimateria do të kishin asgjësuar plotësisht njëra-tjetrën, duke lënë pas vetëm rrezatim – dhe asnjë mundësi për planetë, yje apo jetë.

Por diçka e çuditshme ndodhi: një tepricë e vogël materie – vetëm një grimcë në një miliard – mbijetoi. Kjo grimcë e mbetur është ajo që përbën gjithçka që shohim në univers sot: galaktikat, yjet, planetët dhe vetë njerëzimin.

Askush nuk e di pse ndodhi kjo, megjithëse e vërteta është se teoria e Big Bengut është gjithashtu shumë e vënë në pikëpyetje pasi çon në arsyetim irracional dhe vë në pikëpyetje konceptin e Fillimit dhe për këtë arsye të vetë Zotit (universi u krijua sepse… ndodhi).

Tani, shkencëtarët më seriozë që kanë kapërcyer kufizimet e tyre ideologjike, pranojnë teorinë e universeve të pafundme që zgjerohen dhe tkurren vazhdimisht.

“Surpriza e madhe është se universi nuk është i përbërë nga pjesë të barabarta materie dhe antimaterjeje, siç do të pritej”, shpjegon profesori. “Fakti që ekzistojmë është dëshmi e kësaj asimetrie dhe po përpiqemi të kuptojmë pse ndodhi.”

Edhe pse zbatimet teknologjike të antimateries janë ende në fazën teorike, studimi i saj premton të hapë shtigje të reja në kuptimin e natyrës dhe ligjeve themelore që qeverisin universin.

Dhe ndërsa shkenca përparon, ndoshta një ditë ky material jashtëzakonisht i shtrenjtë do të provojë të jetë “çelësi” i energjisë të së ardhmes ose edhe i udhëtimit, përtej sistemit tonë diellor.

1 Comment

Lini një Përgjigje te Moza Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Rregulloret e Reja në Futbollin Botëror që Hynë në Fuqi më 01.07.2025

Next Story

Protesta Masive Studentore në Serbi: Po “Mbyllin” Qytetet Kryesore me Qëllim Rrëzimin e Presidentit Vuçiç

Latest from Info

Donald Trump Mbylli USAID-in!

USAID menaxhoi 42 miliardë dollarë. Pas gati gjashtë dekadash veprimtarie, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)