Një i dyshuar është arrestuar.
Një incident me të shtëna ndodhi në qytetin Giessen në Gjermani, duke rezultuar në të plagosur, të paktën tre persona.
Incidenti ndodhi rreth orës 15:10 të pasdites të së shtunës, sipas faqes së internetit mittelhessen.de.
Shooting with several injuries at marketplace in Giessen, Germany. – BILD pic.twitter.com/d5yGRipO6f
— AZ Intel (@AZ_Intel_) October 11, 2025
Sulmuesi iku, ndërsa incidenti thuhet se ndodhi në një zyrë bastesh sportive.
Një person u arrestua rreth orës 20:00 të mbrëmjes, raporton hessenschau.de.
Sulmuesi thuhet se qëlloi disa herë brenda në lokalin e basteve, qëlloi me armë edhe një herë tjetër teksa po dilte nga ndërtesa.
Sipas Bild, policia thotë se tre persona u plagosën, ndërsa një zëdhënëse e policisë tha: “Nuk ka viktima. Për momentin nuk mund të jap informacion mbi shkallën e lëndimeve.”
Sipas raportimeve, nuk ka rrezik për publikun. Për arsye të ligjit procedural, policia nuk jep informacione të mëtejshme, madje as për numrin e të plagosurve.