Trump Kërcënon Hamas-in Nëse Nuk Çarmatoset: “Nëse Nuk e Bëjnë Vetë do e Bëjmë me Dhunë!”

/

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të angazhimeve të armëpushimit.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha për organizatën e armatosur Hamas: “Nëse ata nuk çarmatosen vetë, do t’i çarmatosim ne. Dhe kjo do të ndodhë shpejt dhe ndoshta me dhunë”!

Forcat e Hamas-it janë rikthyer në rrugë në zonat e Gazës të liruara nga ushtria izraelite, por janë përleshur me palestinezë të tjerë dhe kanë vrarë palestinezë të dyshuar, sipas tyre, për bashkëpunim me Izraelin.

Gjithashtu, ka tensione në lidhje me kthimin e trupave të njerëzve që Hamas-i i mori peng më 7 tetor 2023, të cilët më pas vdiqën. Me Izraelin tani më që akuzon organizatën Hamas se është shumë e ngadalshme në kthimin e pjesës tjetër të pengjev, vetëm 4 trupa nga 28 të vlerësuar u dorëzuan të hënën.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netaniahu t’i japë Hamas-it një ultimatum për kthimin e tyre. “Nëse nuk i ktheni menjëherë të gjithë trupat e të rënëve tanë dhe vazhdoni t’i vononi, ne do të ndalojmë menjëherë të gjitha furnizimet me ndihmë që hyjnë në Rripin e Gazës”, tha Ben-Gvir në Telegram.

Marrëveshja e armëpushimit bën fjalë për dorëzimin e menjëhershëm të të gjithë trupave, por tani më po shihet se Hamasi nuk po i përmbahet marrëveshjes, me pretekstin se shkatërrimi i enklavës mund ta bëjë të vështirë gjetjen e disa prej trupave të vdekur izraelitësh. Ndërkohë që Izraeli ka kthyer në Gaza një numër të madh pengjesh dhe të burgosurish.

Thyerja e marrëveshjes do e shndërrojë tani më Gazën në ferr, mes një proçesi sulmesh që do të zgjasin vetëm pak orë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump & Putin do të Takohen në Budapest - Ngrinë Ursula, Merz & co.

Latest from Info