Tre burra hynë me forcë në dyqan, thyen vitrinën e dyqanit dhe vodhën dhjetëra produkte me vlerë të madhe.
Një incident i madh grabitjeje ky, që ndodhi në orët e para të së hënës, 17 nëntor, në qendër të Romës, në dyqanin Louis Vuitton, në kryqëzimin e rrugëve Mario dei Fiori dhe Condotti.
Sipas informacioneve nga agjencia italiane e lajmeve Ansa, tre burra të maskuar iu afruan vendit të ngjarjes me një automjet. E përplasën makinën në xhamin e vitrinës së dyqanit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke krijuar mundësinë për t’u futur brenda.
Pasi hynë në dyqan, morën afërsisht 80 artikuj, kryesisht çanta dore dhe aksesorë me vlerë. Në total dëmi vlerësohet të jetë me qindra mijëra euro.
Autoritetet po shqyrtojnë pamjet nga videot e kamerave, si nga dyqani, ashtu edhe nga bizneset fqinje, me qëllim identifikimin e autorëve dhe rrugën e tyre të arratisjes.


