Zelenski “Kërkon” 135 Miliardë Euro & Merz Premton të Kërkojë Përdorimin e Fondeve Ruse

/

Pavarësisht paralajmërimeve ruse, ai dëshiron “të marrë në dorë” 185 miliardë eurot ruse.

Kancelari gjerman Friedrich Merz synon t’u përgjigjet kërkesave të Belgjikës dhe të vërë në dispozicion (ose siç ka raportuar pala ruse, të sekuestrojë) asetet e bankës qendrore ruse që ka premtuar Gjermania për të mbështetur Ukrainën.

Kjo u raportua nga burime me njohuri për negociatat në kuadër të Samitit të BE-së në Bruksel, sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa).

Gjermania ka argumentuar prej kohësh brenda BE-së se fondet prej 185 miliardë eurosh të bankës qendrore ruse, të menaxhuara nga kompania belge Euroclear, duhet të përdoren fillimisht për këtë projekt specifik.

Argumenti kryesor i paraqitur, ndër të tjera, ishte se vetëm një shumë dukshëm më e vogël, në rendin e disa qindra milionë eurove, është në dispozicion në Gjermani.

Megjithatë, qeveria belge po bën thirrje gjithashtu për pjesëmarrjen e shteteve të tjera anëtare të BE-së, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku që Belgjika të bëhet objektivi i vetëm i hakmarrjes së mundshme.

Ndër rreziqet e theksuara është mundësia që Moska të vazhdojë me shpronësimet e individëve dhe kompanive europiane që operojnë në Rusi.

Tusk: “Kemi arritur në një pikë kthese për asetet ruse!”

“Kemi arritur padyshim në një pikë kthese. Dhe një pikë kthese do të thotë që të gjithë bien dakord se ia vlen të provohet dhe se do të ishte e drejtë, e justifikuar dhe e mirë për Europën të përdorte fondet ruse për Ukrainën. Megjithatë, disa vende do të luftojnë me të gjitha forcat për të maksimizuar garancitë e tyre”, tha kreu i qeverisë polake, Donald Tusk, në një koment për mediat polake në Bruksel, duke theksuar se udhëheqësit europianë kanë ende një diskutim të gjatë përpara.

Tusk vuri në dukje se aktualisht po bëhen përpjekje për të bindur Belgjikën se garancitë për këtë vend nga shtetet e tjera anëtare të BE-së do të jenë serioze.

Siç tha ai, përdorimi i aseteve të ngrira ruse është për Europën “një mjet shumë serioz presioni ndaj Rusisë”, nga të cilat ka pak në arsenalin e BE-së.

Sipas tij, në këtë situatë dimensioni politik është më i rëndësishmi, pasi ekziston një ndjenjë se Ukraina është nën presion. “Sigurisht, nën presionin ushtarak nga Rusia, por edhe nën presionin e Shteteve të Bashkuara në kontekstin e lëshimeve territoriale ose për shkak të një farë gatishmërie për të bërë kompromise të gjera”, tha Tusk.

Zelensky: “Ukrainës i duhet vendimi i BE-së për financimin deri në fund të vitit”!

Mes debatit të BE-së mbi financimin e ardhshëm për Ukrainën, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme. Vendimi duhet të merret “deri në fund të vitit”, tha Zelenski të enjten në një samit të BE-së në Bruksel. Ai shtoi se partnerët europianë janë informuar.

BE-ja vlerëson se Ukraina do të duhet të mbushë një boshllëk financimi prej rreth 135 miliardë eurosh gjatë dy viteve të ardhshme.

Sipas këtij vlerësimi, vendi rrezikon të mbetet pa para deri në prill.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bisedë Telefonike Mes "Kryespiunëve" të Rusisë & Britanisë

Next Story

Lukashenko: “Raketa Ruse Oreshnik Gjenden në Bjellorusi Prej Dje – Po Vihen në Gatishmëri Lufte”!

Latest from Info