Presidenti Trump Rezultoi në Një Test, Pozitiv me Covid-19!

Presidenti rezultoi pozitiv, në një test për virusin Covid-19, gjithashtu edhe bashkëshortja e tij Melania.

Presidenti do të kalojë në një të ashtuquajtur karantinë 14-ditore, por do të vazhdojë punën së bashku me stafin e tij, që do i qëndrojnë pranë në aktivitetin e përditshëm, brenda Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti nuk do të hospitalizohet dhe deri për momentin është thuajse asimptomatik. Edhe aktiviteti dhe puna brenda Shtëpisë së Bardhë do të vazhdojë normalisht, me disa masa shtesë higjene dhe përkujdesjeje për stafin dhe mjedisin.

Pyetja që ngrehin të gjithë, pas këtij “aksidenti”, aspak rastësor në gjykimin e shumicës së njerëzve, është: Cili do të jetë reagimi post-karantinim i Presidentit Trump?

Ndoshta është një situatë kjo që Trump do ta kthejë tërësisht, plotësisht në favor të tij, në favor të qëndrimit të tij në përballje me virusin kinez, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera.

CNN dhe kanale të tjera televizive, media të tjera të shkruara të majta, pavarësisht disa sulmeve qesharake për përdorim maske nga ana e Presidentit, apo për shmangie turmash, në thelb i ka kapur paniku real politik dhe pandemik, pasi në rastin e një shërmi të shpejtë dhe pa komplikacione, Presidenti Trump do të dalë më potent se kurrë përballë krijuesve të virusit laboratorik, apo të virusit kinez, si dhe do i bëjë me dije të gjithë botës se, gjendja virusale, teksa prekesh, kalohet lehtë edhe në mosha të mëdha (kujtojmë që Presidenti është 74 vjeç) dhe padyshim që do të deklarojë më pas medikamentet apo “kokteilin” e medikamenteve që do të ketë marrë për shërim, me sugjerimin e mjekëve që e përkujdesin.

Pas shërimit të Trump, teza e parë që të majtët në Amerikë kanë frikë ta dëgjojnë dhe që ndoshta do të trumpetohet zëlart, është “imuniteti i turmës” dhe shtysa e të gjithëve për t’u prekur, që të fitojnë imunitet. Nëse i shtohen tezës së mësipërme edhe medikamentet që përballen rezultativisht me virusin, ndoshta do të rrëzohet, apo frenohet edhe këmbëngulja e majtisto-globalistëve për vaksinën “e famshme” anti-Covid. Një vaksinë, që në thelb është edhe objektivi fundor i gjithë kësaj PLANdemie, që pas largimit të Trump-it, të shenjëzonin banorët e globit me një “666” dixhitale.

A do u dalin planet? Vështirë se ndodh! Nuk do të ndodhë, sepse janë zgjuar banorët në Amerikë dhe në mbarë globin.

Zhvillimet do të jenë edhe më spektakolare në javët në vijim, mesa informohemi nga media dhe gazetarë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Merkel: Thirrje për Lockdown Rajonalë!

Next Story

Literalisht Mijëra Mjekë & Shkencëtarë Janë Kundër Lockdown-it, mes Tyre edhe një Biofizikant Nobelist - Media Hesht!

Latest from Opinione