Incidenti ndodhi në një kishë në North Braddock, Pensilvani!
Një burrë në Pensilvani të SHBA-ve u përpoq të qëllonte një pastor, por arma e tij u bllokua!
Siç shihet në pamjet filmike, një burrë futet me forcë në një kishë në North Braddock, Pensilvani dhe përpiqet ta vrasë pastorin, por në momentin e fundit arma i bllokohet.
Në të njëjtën kohë, një burrë tjetër sulmon armëmbajtësin dhe përpiqet ta ndalojë. Menjëherë pas kësaj, ndërhyn pastori.
Më në fund, të dy burrat arritën ta ndalonin sulmuesin dhe t’i merrnin armën, pa patur viktima.


