Prokurori i Përgjithshëm në Detyrë Todd Blanch do të marrë detyrën si prokuror i përgjithshëm në detyrë, përkohësisht.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump njoftoi në Fox News se ka shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, tha presidenti në një intervistë.
Prokurori i Përgjithshëm në Detyrë Todd Blanch do të marrë detyrën si prokuror i përgjithshëm në detyrë, derisa presidenti të vendosë për personin që do të jetë Prokuror i Përgjithshëm, i cili duhet të kalojë nga Kongresi për aprovim.
Sipas CNN, Trump kishte diskutuar me ndihmësit e tij ditët e fundit mundësinë e shkarkimit të Bondit. Të mërkurën, ai pati një bisedë private me të që u përshkrua si “e vështirë”, duke treguar se Bondi nuk do të qëndronte në pozicionin e saj për një kohë të gjatë.
Burimet thonë se Trump e siguroi Bondin se asaj do t’i jepej një pozicion tjetër më vonë, pa specifikuar se cili do të ishte ky pozicion.
Por Bondi nga ana e saj deklaroi se do të kalojë në sektorin privat dhe se është shumë e nderuar për besimin që i tregoi presidenti Trump duke e pozicionuar si Prokurore të Përgjthshme.
Emri që lakohet se do të jetë Prokurori i ardhshëm i Përgjithshëm është ai i Lee Zeldin, një person i njohur për shqiptarët, në çështjen ‘non grata’ të ish kryeministrit Sali Berisha, në mbështetje të këtij të fundit dhe në kundërshti të hapur me vendimin e Sekretarit Blinken.


