The Sun: Ushtria Turke zaptoi tokë Greke

Media ndërkombëtare njoftojnë se ushtria turke ka hyrë dhe ka zaptuar territor grek në zonën e Evros, zonë për të cilën ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, deklaroi dje në mbrëmje, se nuk dëshiron të krijojë tensione për disa dhjetra metër katror truall.

Media greke deri për momentin hesht dhe ka fokusuar vëmendjen në çështje të tjera, të dorës së dytë krahasuar me këtë çështje madhore, të dorës së parë që ka të bëjë me cënim të tërësisë territoriale.

Vonë në mbrëmje, dje, gazeta angleze “The Sun” njoftoi me një artikull të saj se, ushtria turke ka zaptuar tokë greke në zonën kufitare dhe se po vë në dyshim kufijtë jo vetëm detarë, por edhe tokësorë.

Sipas disa burimeve lokale greke, afro 35 ushtarë turq hynë në territor në anën lindore të lumit Evros në Melissokomeio. Ushtarët turq vendosën mbi një pemë një flamur të vogël të Turqisë dhe nuk iu bindën thirrjeve të palës ushtarake greke për tërheqje.

Bëhet fjalë për një hapësirë prej 1,6 hektarë tokë, është pikërisht zona ku para disa javësh turqit kishin vendosur një pjesë të refugjatëve që vinin nga Lindja e Mesme dhe e Largët, por edhe nga vende të Afrikës.

Katër herë në pak javë ushtria turke ka gjuajtur me armë drejt ushtrisë kufitare greke dhe forcave ushtarake gjermane të shërbimit kufitar, si dhe janë me dhjetra fluturimet e paligjshme që Turqia bën me aeroplanë luftarakë F-16 në hapësirën ajërore greke. Çfarë duhet të bëjë më Turqia që të veprojë Greqia?

Janë padyshim provokime, por që e duan një reagim dhe përgjigje.

Nga ana tjetër, Greqia përpiqet të ulë tensionin mes rrugëve diplomatike, por që ende nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Ankaraja.

Egjeu në tension dhe në rrezik përplasjeje ushtarake!

Greqia diplomatike, një pjese të mirë të popullsisë po i duket apatike dhe grekët po i cilësojnë qëndrimet e Qeverisë, si të paduhura, qëndrime që i shfaqin kundërshtarit shenja inferioriteti, ndërkohë që flota detare dhe ajrore greke janë ndër më të mirat në Europë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Duan të mbrojnë Pedofilinë me ligj

Next Story

Nacionalizma e shqiptarëve!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,