Turqia: “Ata që Ëndërrojnë Pashkë Ortodokse & Greke në Qipro… Kjo do të Jetë e fundit”!

/

Hulusi Akar, i papenduar dhe provokues, rend pas zhvillimeve dhe promovon axhendën e pakthyeshme të Erdoganit!

Ish Ministri i Mbrojtjes i Turqisë dhe kryetari aktual i Komitetit të Mbrojtjes së Asamblesë Kombëtare Turke, Hulusi Akar, përmes postimit të tij në platformën X, pohoi se “në atdheun e turqve qipriotë, ata që parashikojnë Pashkë… do të festojnë të fundit”.

Hulusi Akar kthehet me deklarata të mprehta mbi çështjen e Qipros, duke rindezur debatin rreth një çështjeje të ndjeshme në Mesdheun Lindor.

Pushtuesi i Qipros flet për shtrirje të pushtimit? Mesa duket, po!

Kjo deklaratë shkaktoi reagime dhe solli përsëri në plan të parë tensionin që shoqëron deklaratat publike në lidhje me ishullin.

Paralelisht, në një deklaratë të mëparshme më 2 prill, Akar kishte deklaruar se zgjidhja e dy shteteve sovrane dhe të barabarta në Qipro përbën, sipas tij, një zhvillim të pashmangshëm dhe realist. Kjo qasje është në përputhje me vijën e përgjithshme politike të promovuar nga Ankaraja në vitet e fundit.

Këto ndërhyrje e rikthejnë çështjen e Qipros në plan të parë, në një kohë kur ekuilibrat në rajon mbeten të brishta dhe proceset diplomatike vazhdojnë me vështirësi. Çështja e Qipros vazhdon të jetë një pikë referimi kyçe për marrëdhëniet në Mesdheun Lindor, me çdo deklaratë të re nga zyrtarë të lartë që ndikon në klimën tashmë të tensionuar.

Akar duhet ta dijë shumë mirë, ndaj dhe bën të tilla deklarata, që teksa mbron Gazën, duhet të lëshojë Qipron dhe do e lëshojë, sepse kështu është vendosur nga Fuqitë e Mëdha dhe kështu e kërkon e Drejta Ndërkombëtare dhe kështu e kërkojnë grekët e Qipros!

Nuk do të vonojnë muajt kur sllogani “Free Cyprus” të thuhet dhe shkruhet gjithandej!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump mbi Armëpushimin me Iranin: "Një Fitore e Plotë & Totale për SHBA-të"!

Latest from Info