Irani Nuk e Pranon Zgjatjen e Armëpushimit që u Sugjeroi Trump – Çfarë po Ndodh në Iran Tani?

/

Në mbyllje të së martës, afatit përfundimtar, Trump i kërkoi Iranit të dalë me një dokument kërkesash për diskutim dhe të shtyjë kështu armëpushimin deri në përgatitjen e planit. Irani nuk e pranoi armëpushimin dhe kërkon luftë.

Por në të njëjtën kohë situata brenda Iranit është e ndezur mes qeverisë dhe ushtrisë, në kundërshti mendimesh. Ushtria kërkon luftë dhe vetëm luftë, ndërsa pjesë nga qeveria, persona me IQ mbi mesataren e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë luftë me Amerikëpn dhe Izraelin.

Shpërthime në automjete patrullash në rrugët e qyteteve Tereran dhe Rasht, janë konstatuar pra afro 2 orë, shpërthime që informacionet thonë se ndodhin nga vetë iranianët, që janë përçarë në qëndrime, lidhur me luftën.

Njëkohësisht, sërish burime nga Irani thonë se presidenti Pezeshkian dhe Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi nuk janë shfaqur për disa orë me deklarata apo postime dhe thuhet që mbahen në gjendje arresti shtëpie nga Ushtria e Iranit.

Mund të ndodhë edhe një grusht shteti, për shkak të konfliktit të brenshëm.

Ende nuk ka goditje mes palëve, por Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar nga SHBA-të dhe çdo ditë që ngushtica qëndron e mbyllur, Irani humbet 500 milionë dollarë financa, me të cilat mban ekonominë e vendit dhe popullin. Në mungesë të financave populli do të dalë në rrugë.

Nuk ka më armëpushim, por paralelisht zërat flasin për grusht shteti dhe se Iranin po e drejton gradualisht ushtria dhe se presidenti, ministri i jashtëm, por ndoshta edhe kryetari i parlamentit janë në arrest shtëpie.

Me këtë situatë qesh tani më edhe plaku Khamenei me katandinë e atyre që la pas!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Reagimi i Zemëruar i Romës Ndaj Moskës pas Fyerjeve të Papara në Televizionin Rus Kundër Giorgia Melonit

Next Story

Skandal me Demokratët / Leftistët në SHBA - Dorëheqje Tronditëse nga Kongresi

Latest from Info