Operacioni ushtarak i Donald Trump kundër Iranit nëse e analizojmë me kujdes është goditje e disafishtë ndaj Iranit.
Është goditje ushtarake për asgjësim të flotës detare, ajrore dhe depozitave të raketave balistike, apo armëve të tjera të luftës në tokë.
Është goditje gjeopolitike, për ta izoluar Iranin dhe për ta ndarë përfundimisht atë nga të gjitha shtetet fqinje, si dhe për ta bërë armikun e tyre pakthim.
Është goditje në pikat strategjike të energjisë dhe industrisë së prodhimit dhe asaj përpunuese.
Është goditje në linjën e importeve dhe eksporteve mes bllokadës së dyfishtë në Gjirin Persik.
Është prerje e fijeve të Iranit me dy aleatë në dukje, Rusinë dhe Kinën.
Është goditje për shterimin e furnizimit me ujë.
Sa më sipër, zvarritja dhe shtrirja në kohë e Operacionit Luftarak do e sjellë Iranin drejt gjunjëzimit ekonomik, por kryesisht hidrik. Nuk do të vonojë kur shteti nuk do të paguajë dot paga, kur shteti nuk do të mund të sigurojë dot produkte në treg dhe ç’është më alarmantja, mungesa e ujit në të gjithë vendin me fokus 3 qytetet kryesore të vendit do të shndërrohet në krizë humanitare.
Kjo situatë pa më të voglin dyshim do e sjellë popullin iranian në kryengritje, apo revolucion për të përmbysur sistemin. Historia ka treguar që populli del në rrugë kur shterojnë financat, kur nuk ka më mundësi mbijetese.
Kjo është një përballje për nerva të forta, por edhe për një raund tjetër goditjesh të forta për të paralizuar regjimin në tërësi. Një goditje që Trump-i po përpiqet ta shmangë, por që mesa duket është e pashmangshme.
Vonesa dhe zvarritja e operacionit është në avantazh të Shteteve të Bashkuara dhe në disavantazh të Iranit, dhe padyshim të gjitha bëhen dhe ecin sipas një plani të mirëdetajur, me më të paktën 3 variante alternative për çdo segmet të planit / operacionit ushtarak.


