Trump: “Mos Nguroni, Fundosni Çdo Anije Iraniane”!

/

Urdhri i Trump që hedh ekonominë globale në erë.

Tensioni në Gjirin Persik tani i ka tejkaluar të gjitha kufijtë dhe Donald Trump ka vendosur të luajë kartën “shkatërrim total”, “krizë totale”.

Me një postim që “dogji” Truth Social, Presidenti Amerikan dha dritën jeshile për shfarosjen totale të kujtdo që guxon të vendosë mina në Ngushticën e Hormuzit. Donald Trump, pa asnjë shenjë hezitimi, urdhëroi Marinën Amerikane të fundoste çdo anije, pavarësisht madhësisë, që zbulohet duke “mbjellë” vdekje në ujëra.

Në formë të prerë Trump pohon se marina iraniane ka 159 anije tashmë të fundosura, dhe urdhëroi operacione për pastrimin e Ngushticës!

20,000 shpirtra në një “kurth vdekjeprurës” nga Irani!

Ndërsa rregjimi kërcënon Trump-in, realiteti për marinarët është i tmerrshëm. Rreth 20,000 njerëz kanë qenë të bllokuar në anijet e tyre për dy muaj, pa asnjë mënyrë për të shpëtuar.

Gazetarja Rose George e përshkroi tmerrin në “mëngjese me kreshtë dhe ngricë”, duke i përshkruar marinarët e anijeve tregtare si “shënjestra”. Ata njerëz janë në mëshirën e minave dhe të të shtënave, duke pritur një fat që askush nuk e di se kur do t’u trokasë në derë.

Hakmarrja e Iranianëve dhe Mbytja Detare!

Situata është bërë edhe më shpërthyese në 24 orët e fundit, me Iranin që po hakmerret për sekuestrimin e njërës prej anijeve të tij nga SHBA-të.

Garda Revolucionare ka sekuestruar të paktën dy anije tregtare dhe ka hapur zjarr ndaj një të tretë, duke treguar se Teherani nuk do të dorëzohet pa luftë. Dhe kjo përkthehet me absurdin e një regjimi në pamundësi të godasë Amerikën. Amerika sekuestron një anije Iraniane, Irani për hakmarrje grabit dhe godet tre anijeve, jo amerikane. Kjo është logjika e terrorizmit.

Bllokada detare amerikane e porteve iraniane e ka “mbytur” rajonin, duke rritur çmimet e naftës dhe duke kërcënuar të shkatërrojë ekonominë globale.

Në prag të katastrofës!

Nuk po flasim më për diplomaci, por për një konflikt të hapur ku hezitimi konsiderohet krim. Trump bën thirrje për një “përshkallëzim të trefishtë” në operacione, ndërsa Irani zotohet për hakmarrje.

Sidoqoftë, rregjimi iranian do të bjerë, me çdo kosto!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mungesa e Ushqimit & Ujit do të Sjellë Revolucion & Shembje të Regjimit!

Next Story

Vatikani Ofron Vende Pune Përmes Platformës së Tij Dixhitale “Punoni me Ne”!

Latest from Info