Trump “Mbyt” BE-në me Tarifa 25% për Automjetet

/

A do t’i rezistojë Europa këtij shantazhi të dyfishtë – ekonomik dhe ushtarak – apo do të detyrohet të kapitullojë para kushteve të Trump?

Trump po godet në zemër të industrisë europiane dhe atmosfera mban erë baruti, jo vetëm në fushat e betejës, por edhe në porte.

Donald Trump nisi një sulm “bërthamor” ndaj marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Europian, duke njoftuar rritjen e tarifave në 25% për çdo makinë dhe kamion që kalon Atlantikun. Në një postim të zemëruar në Truth Social, presidenti amerikan i tërhoqi litarin Brukselit, duke akuzuar BE-në për marrëveshje tregtare “të çrregullta” dhe dështim në përmbushjen e angazhimeve të saj.

Postimi i Trump në detaje:

“Jam i kënaqur të njoftoj se, meqenëse Bashkimi Europian nuk po respekton marrëveshjen tonë tregtare, javën tjetër do të rris tarifat për makinat dhe kamionët e Bashkimit Europian që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Tarifa do të rritet në 25%. Është absolutisht e qartë dhe e rënë dakord që nëse makinat dhe kamionët ndërtohen në fabrikat amerikane, NUK do të ketë tarifë. Shumë fabrika makinash dhe kamionësh janë aktualisht në ndërtim e sipër, me investime që tejkalojnë 100 miliardë dollarë, një REKORD në historinë e prodhimit të makinave dhe kamionëve.

Këto fabrika, të cilat do të punësojnë punëtorë amerikanë, do të hapen së shpejti. Asgjë si kjo që po ndodh sot në Amerikë nuk ka ndodhur kurrë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD TRUMP”

Europa në shënjestër: Makina dhe trupa!

Ky veprim nuk është vetëm një kufizim tregtar, por kulmi i një përshkallëzimi të rrezikshëm. Njoftimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis dy palëve janë në nivelin më të ulët historik. Trump, në stilin e tij të zakonshëm agresiv, nuk e kufizoi veten vetëm në ekonomi. Ai ka lënë të kuptohet se mbrojtja ushtarake e Europës po mbaron, duke kërcënuar të tërheqë forcat amerikane nga vendet kyçe si Italia dhe Spanja.

Industria gjermane në rënie!

Gjermania është përsëri në qendër të zemërimit të tij. Me tarifa të reja prej 25%, gjigantët gjermanë të makinave po përballen me një goditje potencialisht fatale. Trump duket i vendosur ta izolojë Europën, duke e lidhur “mosbindjen” tregtare me praninë ushtarake amerikane në Kontinentin e Vjetër.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lufta në Ukrainë: Rusët Dominojnë Qiellin! - Numri i Paimagjinueshëm i Dronëve të Lëshuar Kundër Ukrainasve

Next Story

Djali i Diplomatëve Norvegjezë që Morën Trashëgimi prej 5 Milionë Sollarë nga Epstein Kryen Vetëvrasje

Latest from Info