Shpërthim Tronditës në Një Banesë në Queens New York – Policë Flaken Metra Larg nga Vala e Goditjes së Shpërthimit

/

Tetë oficerë policie të plagosur në Queens.

Shtëpia u shemb, fëmijët shpëtuan nga rrënojat.

Një video e një shpërthimi të fuqishëm në një shtëpi në Queens, New York, në të cilën oficerët e policisë u hpdhen përtokë nga vala e goditjes në momentin e ndërhyrjes së tyre, po shkakton tronditje dhe shqetësim të madh.

Incidenti ndodhi kur oficerët e NYPD iu përgjigjën një telefonate për një burrë që dyshohet se ishte i armatosur me thikë, ndërsa në zonë mbante erë benzinë, gjë që shkaktoi rritje të gatishmërisë.

Shpërthimi u regjistrua nga një kamera që mbante njëri prej oficerëve në trup dhe duket se ndodh në momentin që hapet dera e shtëpisë. Vala e goditjes ishte aq e fortë sa i hodhi oficerët disa metra larg, duke shpërndarë mbeturina në zonë.

Gjithsej tetë oficerë policie u plagosën lehtë në incident, duke pësuar djegie dhe lëndime në kokë, por jeta e tyre nuk është në rrezik.

Në kaosin që pasoi, u regjistruan momente tensioni dhe solidariteti. “Jeni mirë, djema?” dëgjohet të thotë njëri prej oficerëve të policisë, ndërsa kolegët e tij po përpiqen të dalin nga rrënojat.

Me rëndësi të veçantë është fakti se, menjëherë pas shpërthimit, njëri prej oficerëve të policisë arriti të ndihmonte dy fëmijë të vegjël të dilnin nga shtëpia e shkatërruar, ndërsa edhe persona të tjerë u evakuuan të plagosur, por gjallë.

Shtëpia u shemb pothuajse plotësisht pas shpërthimit, ndërsa edhe shtëpitë fqinje u dëmtuan, duke rritur shqetësimin për shkallën e incidentit.

Një zyrtar i policisë së qytetit të New York-ut tha se “ishim shumë me fat sot”, duke theksuar se shpërthimi mund të kishte pasoja shumë më tragjik.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e sakta të shpërthimit, me provat fillestare që tregojnë për materiale të ndezshme që mund të kenë qenë të pranishme në banesë dhe përreth.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

BE Reagon Ndaj Tarifave të Reja të Trump: "SHBA-të Janë Partner Tregtar i Pabesueshëm"!

Latest from Info