Organizata Botërore e Shëndetësisë po jep alarmin për shfaqjen e një pandemie të re vdekjeprurëse, e cila në një konferencë në Gjenevë do të informojë vendet për këtë, në mënyrë që të marrin masa të menjëhershme dhe të përgatisin sistemet e tyre shëndetësore.
Sipas OBSH-së, ky është një virus i cili do të jetë 70% fatal.
“Në krahasim, koronavirusi konsiderohet një sëmundje e lehtë”, thotë OBSH-ja, organizata që na kishte informuar dikur për ardhjen e Covid që në vitin 2018.
Njoftimi bëhet me synimin që spitalet dhe personeli shëndetësor të jenë gati për pandeminë e re.
Aktualisht nuk ka më shumë detaje për virusin, pasi është një sëmundje e panjohur për momentin, pa asnjë rast të raportuar tek njerëzit dhe ndoshta vjen nga kafshë të egra.