Vendet që u Vaksinuan Kundër Covid-19 do të Pësojnë Rënie deri 30%-40% të Popullsisë

/

Një virolog i famshëm paralajmëron: “Vendet që u vaksinuan kundër Covid-19 do të pësojnë një rënie prej 40% të popullsisë”!

“Një variant shumë virulent do të shfaqet në vendet e vaksinuara!”

Gert Vanden Bosch, një virolog ish punonjës i GAVI dhe Fondacionit Bill & Melinda Gates, në një intervistë me Steven Kirsch, paralajmëroi për një rënie të madhe të popullsisë, deri në 40% në vendet ku shumica dërrmuese e qytetarëve janë vaksinuar kundër Covid-19!

Ai gjithashtu argumenton se Covid nuk mund të luftohet me injeksione mRNA, sepse anti-virusi vazhdon të ndryshojë. “Mutacionet nuk janë më të kufizuara në proteinën spike, e cila nxit rritjen e aktivitetit të CTL (qeliza T citotoksike) për të reduktuar infektivitetin e virusit”, thotë ai.

“Aktiviteti CTL është përgjegjës për reduktimin e qelizave T, të cilat në fakt rrisin antitrupat neutralizues që parandalojnë virulencën.”

Ai thekson se vaksinimi në pjesën më të mëdhe të popullsisë i bën viruset edhe më të fortë dhe kurrsesi nuk i mposht.

Bosch shpjegoi se në vendet e zhvilluara me shkallë të lartë vaksinimi, valët e sëmundjeve të rënda po rriten.
“Në fund të fundit, ky zhvillim do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shfaqjen e një varianti shumë infektiv që do të shkaktojë valë shtrimesh dhe sëmundje të rënda në vendet me shkallë të lartë vaksinimi”, tha Bosch.

Eksperti paralajmëroi se vendet me shumicë të populatës së vaksinuara, së shpejti do të pësojnë një numër të pahasur më parë, vdekjesh!

“Sipas mendimit tim modest do të shohim diçka krejtësisht të re përsa i përket madhësisë së valës së sëmundshmërisë dhe për fat të keq, vdekshmërisë që do të pasojë” tha ai.

Kirsch pyeti Bosch-in se çfarë do të sjellë ky fenomen “i paprecedent” në të ardhmen.

“Në disa popullata shumë të vaksinuara… nuk do të habitesha nëse do të shikoja një rënie të theksuar të popullsisë, ndoshta deri në 30 apo 40 për qind”, tha ai!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Deklaratë “Nukleare” nga Rusia: “Do të Vendosim me Referendum Aneksimin e të Gjithë Ukrainës”!

Next Story

Pritet të Ndodhë - Ursula von der Leyen, Mitsotakis dhe LGBT, Trio Presidence!

Latest from Info