Trump do të jetë kandidati republikan për presidencën e SHBA, pasi Nikki Haley tërhiqet nga kandidimi brenda radhëve të Republikanëve!
Humbi 14 nga 15 shtete në “Super të Martën”.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump është përfundimisht kandidati presidencial republikan në zgjedhjet e nëntorit 2024, në të cilat, bazuar tek sondazhet është favoriti absolut për t’i fituar ato.
Kundërshtarja e tij e vetme, ish guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, po tërhiqet nga zgjedhjet paraprake republikane.
Ajo pritet që së shpejti të shpallë zyrtarisht tërheqjen e saj.