Orët, minutat dhe për rrjedhojë ditët tona përcaktohen nga rrotullimi i Tokës.
Për herë të parë në histori, Toka pritet të humbasë një sekondë që do duhet të zbritet nga orët tona.
Konkretisht, një ditë në dy vitet e ardhshme, të gjithë njerëzit do të humbasin një sekondë nga koha e tyre. Kur do të ndodhë kjo, varet vetëm nga njeriu dhe aktivitetet e tij, pasi shkrirja e akullit ndryshon rrotullimin e Tokës dhe në fund të fundit ndryshon vetë kohën.
Sipas “Independent”, shumë sekonda janë shtuar gjatë viteve. Megjithatë, pas një tendence të gjatë ngadalësimi, rrotullimi i Tokës tani po përshpejtohet për shkak të ndryshimeve në qendrën e saj. Pra, për herë të parë, do të duhet të zbritet një sekondë e plotë.
“Një sekondë e brishtë nuk është shtuar kurrë, kështu që problemet që mund të krijojë janë të paprecedent”, shkroi Patrizia Tavella, një anëtare e Departamentit të Kohës në Byronë Ndërkombëtare të Metrologjisë dhe Metereologjisë në Francë, për studimin e ri në fjalë.
Ndërkohë, kur ekzaktësisht do të ndodhë kjo ndikohet nga ngrohja e planetit, sipas një studimi që u botua të mërkurën në revistën “Nature”. Shkrirja e akujve polarë ngadalëson sekondën e brishtë në tre vite periodikë, duke e zhvendosur atë nga viti 2026 në vitin 2029, sipas raportit.