Si Përcaktojnë Mediat Sociale, Zgjedhjet Politike!

/

Sondazh: Interesant është dallimi në përgjigje sipas moshës së të anketuarve.

Pjesa e dytë e Sondazhit zbulon shumë për rolin e mediave sociale në jetën politike, por edhe shkallën e ndikimit në zgjedhjet politike të qytetarëve.

Interes i jashtëzakonshëm konstatohet në dallimet, në përgjigjet që merr anketa në raport me grupmoshat.

Kjo do të thotë, sa më të rinj të jenë ata që përgjigjen, aq më i madh ndikimi që luajnë mediat sociale në informimin e tyre dhe gjithashtu në përcaktimin e votës së tyre.

Pyetjet:

Sa rol të rëndësishëm luajnë mediat sociale në informacionin tuaj?

Mosha 17-29:

12.2% Përcaktues / 45.3% Shumë të rëndësishëm / 30.8% Jo shumë të rëndësishëm / 8.1% Aspak / 3.5% n/d

Mosha: 30-45:

5.9% Përcaktues / 25.5% Shumë të rëndësishëm / 33.3% Jo shumë të rëndësishëm / 34.6% Aspak / 0.7% n/d

Mosha 46-55:

5% Përcaktues / 35.8% Shumë të rëndësishëm / 36.6% Jo shumë të rëndësishëm / 36.6% Aspak / 0.7% n/d

Mosha 56-64:

3.7% Përcaktues / 42.7% Shumë të rëndësishëm / 42.1% Jo shumë të rëndësishëm / 42.1% Aspak / 1.2% n/d

Mosha 65+:

3,8% Përcaktues / 16,5% Shumë të rëndësishëm / 25,7% Jo shumë të rëndësishëm / 44,7% Aspak / 9,3% n/d

Sa i rëndësishëm është imazhi i drejtuesve në mediat sociale në përcaktimin e votës suaj?

Mosha 17-29:

Shumë i rëndësishëm 22% / Jo shumë i rëndësishëm, aspak i rëndësishëm 75.7% / n/d 2.3%

Mosha 30-45:

Shumë i rëndësishëm 10,5% / Jo shumë i rëndësishëm, aspak i rëndësishëm 87,6% / n/d 2,0%

Mosha 46-55:

Shumë i rëndësishëm 13.3% / Jo shumë i rëndësishëm, aspak i rëndësishëm 85.3% / n/d 1.4%

Mosha 56-64:

Shumë i rëndësishëm 7,9% / Jo shumë i rëndësishëm, aspak i rëndësishëm 88,5% / n/d 3,6%

Mosha 65+:

Shumë i rëndësishëm 12.7% / Jo shumë i rëndësishëm, aspak i rëndësishëm 75.1% / n/d 12.2%

Në thelb, vërehet se sa më të mëdhenj në moshë të jenë të anketuarit, aq më i vogël është roli i mediave sociale në përcaktimin e votës së tyre.

Cilat rrjete sociale ndjek më shumë?

Nga përgjigjet duket se Facebook-u mbetet mjaft i popullarizuar.

FACEBOOK: 38.3%
TWITTER: 5.5%
INSTAGRAM: 16.2%
TIK TOK 6.7%
n/d: 33.3%

Cilat rrjete sociale ndiqni më shumë?

Mosha 17-29:

19.1% FACEBOOK / 9.2% TWITTER / 59% INSTAGRAM / 9.8% TIK TOK / n/d 2.9%

Mosha 30-45:

51.6% FACEBOOK / 7.8% TWITTER / 10.5% INSTAGRAM / 5.9% TIK TOK / n/d 24.2%

Mosha 46-55:

50,2% FACEBOOK / 5,7% TWITTER / 9% INSTAGRAM / 10,4% TIK TOK / n/d 24,7%

Mosha 56-64:

42,7% FACEBOOK / 4,9% TWITTER / 8,5% INSTAGRAM / 4,9% TIK TOK / n/d 39%

Mosha 65+:

26,1% FACEBOOK / 1,7% TWITTER / 2,5% INSTAGRAM / 2,1% TIK TOK / n/d 67,6%

Previous Story

Cilat Janë Katër Bishat e Apokalipsit?

Next Story

Pse Romakët Kishin Dhëmbë më të Shëndetshëm se Ne Sot?

Latest from Info