Trump nga Florida Tha: “Do ta Marrin Kubën, Thuajse Menjëherë!”

/

Presidenti iu referua Kubës pasi nderoi ish kongresmenin Dan Mica.

Presidenti Donald Trump duket se tha si me shaka gjatë fjalimit në Forum “Club of the Palm Beaches” në Florida. të premten. se SHBA-të do ta marrin Kubën thuajse menjëherë, ndërsa prezantoi tek pjesëmarrësit ish kongresmenin Dan Mica.

“Dhe ai vjen, nga një vend i quajtur Kubë, të cilin do ta marrim thuajse menjëherë”, tha Trump.

“Kuba ka probleme. Do ta përfundojmë të parën. Më pëlqen t’i përfundoj punë.”

Trump më pas foli për një shfaqje hipotetike të forcës amerikane.

“Gjatë kthimit nga Irani, do të kemi një nga transportuesit tanë të mëdhenj, ndoshta aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln, më të madhin në botë”, tha ai.

“Do ta bëjmë, aeroplanmbajtësja do të ndalet rreth 100 jardë larg detit, dhe ata do të thonë, “Faleminderit shumë, dorëzohemi”.”

Presidenti nuk dha më shumë detaje, por edhe kaq sa tha u duk qartë se situatat me Kubën, në heshtje, kanë progresuar.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Fox News Digital për sqarime, nëse komentet e Presidentit ishin hipotetike, apo nëse përshkruanin plane politike. Por duhet të nënvizojmë që Trump nuk flet kurrë me hipoteza, apo për çështje hipotetike, Trump kalon mesazhe të qarta dhe të mirëqëna, por do të duhet të dish ta lexosh. Por janë të shumtë ata që nuk e kuptojnë, në thjeshtësinë e tij në perifrazimin e planeve dhe objektivave, ose u mungon vullneti për ta kuptuar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kievi Publikon Videon e të Miturve që Prodhojnë Rrjeta për Dronë!

Next Story

SHBA-të Tërheqin 5,000 Trupa e Parë nga Gjermania, Pasi Merz Thotë se SHBA-të Janë "Poshtëruar" nga Irani!

Latest from Info