Në SHBA nënshkruan një ligj që lejon kompanitë e ushqimit të mos etiketojnë ne renditjen e përbërësve, insektet në ushqime.
Do t’i hani pa e ditur!
Më 4 prill, një projekt-ligj i politikave të fermave, i njohur gjithashtu si SF 4225, u debatua dhe u miratua nga Senati i Minesotës. Ligji kishte të bënte me rekomandimet e politikave nëse ushqimet duhet të listojnë apo jo në etiketat e tyre përbërësit, nëse ato përmbajnë nënprodukte insektesh apo ushqime artificiale “të rritura në qeliza”, siç është mishi i rritur në laborator.
Përpara se projektligji të kalonte, senatori Torrey Westrom, R-Alexandria, propozoi një amendament që do të kërkonte etiketimin e duhur të ushqimeve nëse ato përmbajnë nënprodukte insektesh apo ushqime artificiale.
Duke folur për amendamentin e tij, senatori Westrom tha: “Si duhet të specifikohet nëse ka proteina shtesë në ushqimin tonë, nga mielli i kriketit, apo çfarëdo qoftë ai, duhet të etiketohen përbërësit. Konsumatorët duhet të dinë nëse mishi është i kultivuar me qeliza, kjo duhet të etiketohet. Konsumatorët kanë të drejtën të dinë përbërësit e produkteve që blejnë në dyqane”.
Senatori Nathan Wesenberg, R-Little Falls, foli për rëndësinë e amendamentit të Westrom, duke thënë se “është e domosdoshme që këto etiketa të jenë në ushqimet e paketuara”. Ai paralajmëroi se ushqimi i etiketuar gabimisht mund të shkaktojë pasoja të rënda për ata me alergji dhe gjendje anafilaksie.
Pavarësisht përpjekjeve të disa senatorëve për të miratuar kërkesat e etiketimit, amendamenti i Westrom përfundimisht dështoi me një votim 33-34. Megjithatë, Senati miratoi amendamentin nga Senatori Rich Draheim, R-Madison Lake, i cili do t’i kërkonte Departamentit të Bujqësisë “të vlerësonte vetëm opsionin e etiketimit për mishin e kultivuar në qelizë” duke lënë jashtë etiketimit për insektet.
Duan të na kalojnë në epokën e insekteve, ndoshta kështu e kanë më të lehtë “të na mbjellin” gjithçka dëshirojnë në organizëm.
Vjen epokë e errët dhe jetojmë në një diktaturë të mirëfilltë, që nuk po ndalet, pasi reagimi qytetar është thujse inekzistent.