Rezultatet e një Raporti Japonez Janë Tronditëse – Vdekjet nga Kanceri u Rritën pas Vaksinimeve Masive Kundër Covid

/

“Sidomos ata që morën dozën e tretë janë më të rrezikuar.”

Një studim japonez i publikuar pak ditë më parë në Cureus me titull “Rritja e vdekshmërisë së kancerit, të përshtatur me moshën, pas dozës së tretë të mRNA”, është tronditës nga rezultatet e tij, pasi tregon rritje të konsiderueshme të vdekjeve nga sëmundja terminale, pas vaksinimit me injeksione mRNA kundër Covid.

Ka indikacione në rritje se problemet pas pandemisë dhe vaksinimeve masive do të jenë shumë më të mëdha për shoqëritë perëndimore.

E sigurtë është se pas vaksinimeve masive ka pasur situata që nuk ekzistonin para pandemisë. Rritje të vdekjeve, shumë goditje në tru, shumë arreste kardiake, shumë sëmundje dhe përhapja e kancerit, janë fakte të regjistruara globalisht.

Dr.John Campbell foli me një onkolog, Angus Dalgleish, për rritjen e diagnozave të kancerit pas vaksinimit.

“Studiuesit japonezë ofrojnë dëshmi të rëndësishme të një rritje të incidencës së disa llojeve të kancerit, veçanërisht pas dozës së tretë përforcuese të vaksinës”, tha Campbell!

“Ka rritje statistikisht domethënëse në normat e vdekshmërisë të përshtatura sipas moshës, për të gjitha tumoret dhe disa lloje specifike të tumorit, përkatësisht tumori i vezores, leucemia, prostata, tumore orale/faringeale, pankreatike dhe kanceri i gjirit, të cilat u vunë re në vitin 2022”, sipas studimin.

Dr.Campbell foli me onkologun Angus Dalgleish për kancerin pas vaksinimit.

Dalgleish tha se ai ka parë rritje të diagnozave të kancerit që nga fillimi i vaksinimit.

“Shkencëtarët mjekë studiues nuk po thonë se është rritje e rasteve ka ardhur për shkak të kujdesit të reduktuar ndaj kancerit, apo për shkak të bllokimit, ata po thonë se ky femonem është rezultat i vaksinë”, tha Campbell.

Campbell sqaroi se studimi shikonte vdekshmërinë, jo diagnozat.

“Tani mendoj se ka një pikë të rëndësishme këtu, të dhënat flasin për vdekjet nga kanceri, jo rastet e reja të kancerit”, tha ai.

“Është e arsyeshme të supozohet se shumë më tepër njerëz me këto tumore u trajtuan, jetët e tyre u zgjatën nga onkologë dhe mjekë në Japoni, kështu që kjo ndoshta nuk përfaqëson numrin e rasteve të reja, por numrin e vdekjeve të reja.”

Studimi siguroi statistika të shkallës së vaksinimit për kombin ishull.

“Që nga marsi 2023, 80% e popullsisë japoneze kishte marrë dozën e parë dhe të dytë, 68% kishin marrë dozën e tretë dhe 45% kishin marrë dozën e katërt”, shkruan studimi i 8-të prillit.

Campbell shpjegoi sesi vaksinat kundër Covid mund të shkaktojnë tumor.

Mjeku më tej tha se nuk dihet se çfarë do të thonë këto gjetje për të ardhmen. “Thjesht nuk e dimë dhe kjo është shqetësuese”, tha Campbell.

Previous Story

“Bras de fer” Bërthamor mes SHBA-së & Rusisë

Next Story

Imazhe & Video të Pabesueshme: Dubai “Zhytet” në Ujë & Shkretëtira Kthehet në “Det”!

Latest from Info