Viktor Orban drejtuar drejtorit të Brukselit: “Një gjë ju mbetet pas zgjedhjeve europiane, kapelen në kokë dhe merrni rrugën”.
Çfarë tha kryeministri hungarez për krerët e BE-së?
“Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian duhet të zëvendësohen, pasi nuk e meritojnë një shans të dytë pas zgjedhjeve të ardhshme europiane”, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban.
Pavarësisht se kryeministri hungarez përballet me zgjedhjet më të vështira të sundimit të tij 14-vjeçar, Fidesz i Orbanit mbetet partia më popullore në Hungari, por shfaqja e një ish zyrtari qeveritar, Petar Magyar, një kritik i kryeministrit, i ka injektuar zgjedhjet me një ndjenjë të shtuar konfrontimi momental.
“Ka një problem në Bruksel, një problem të madh, udhëheqja e BE-së ka dështuar”, u tha Orban mbështetësve në një fjalim duke nisur fushatën e Fidesz për zgjedhjet europiane të qershorit.
“Nëse performoni dobët gjatë mandatit tuaj, i keni vënë zgjedhësit tuaj në rrezik dhe nëse ata nuk presin asgjë më shumë prej jush, mbetet vetëm një gjë: kapelen në kokë dhe merrni rrugën.”
Kryeministri hungarez argumentoi gjithashtu se ekonomia e Europës ishte në rënie dhe kritikoi politikën e Perëndimit për të mbështetur operacionin ushtarak të Ukrainës kundër Rusisë, për të cilin ai tha se mund të përhapet në një konflikt më të gjerë, nëse BE-ja nuk ndryshon taktikat.
Orban ka qenë prej kohësh në mosmarrëveshje me aleatët e vendit të tij në BE dhe Uashington, për një sërë çështjesh, duke përfshirë refuzimin për të dërguar armë në Kiev dhe mbajtjen e lidhjeve ekonomike me Moskën, duke vazhduar të luajë një rol stabilizues në konflikt, në vend që të shkaktonte përplasje dhe konflikt duke dërguar armë për ushtrinë e Zelenskit.
Budapesti është gjithashtu vazhdimisht në kuadër fërkimesh të gjata me Komisionin Europian për reformat e sundimit të ligjit, reforma që kanë rezultuar në pezullimin e fondeve të BE-së në vlerë prej miliarda eurosh për Hungarinë.
Ndërsa Orban foli në takimin e parë për zgjedhjet e PE, autoritetet hungareze njoftuan se kishin nisur një hetim ndaj Peter Magyar, kundërshtarit politik, mbi dyshimet për financim të huaj të fushatave të tij, financime që synojnë padyshim rrëzimin e Orban-it.